Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Integrimi në BE qëndron mbi interesat partiake
English

Bushati: Integrimi në BE qëndron mbi interesat partiake

Tiranë, 15 prill, NOA - Deklarata e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit është interpretuar nga Partia Socialiste si një mbështetje e hapur për kauzën e saj. Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati shprehu sot mirënjohjen e selisë rozë ndaj qëndrimit të komisionerit Fule.

"Partia Socialiste përshëndet inkurajimin që Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule i ka dhënë kërkesës sonë për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009, si një nga parimet themelore të një shoqërie demokratike, para, gjatë dhe pas vizitës së tij në Shqipëri", u shpreh Bushati.

Ai shtoi se kërkesa për transparencë është një kërkesë që bazohet, jo vetëm në ligjin dhe kushtetutën shqiptare, por dhe në vlerat e parimet europiane. "Kjo kërkesë e jona nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara, por vetëm garantimin e procesit të ardhshëm zgjedhor", u shpreh Bushati.

Deputeti i PS-së ka theksuar se selia rozë mbështet procesin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Ky është një proces që shkon përtej interesave të ngushta partiake dhe rivalitetit politik të ditës", tha Bushati.

Ai rikonfirmoi qëndrimin e PS-së për të dhënë kontributin e saj në atë që Bushati e cilësoi si "ndërtimin e një Shqipërie evropiane".

m.xh/NOA

KOMENTE