English

Buzek: Shqipëria, pranë heqjes së vizave me BE

Bruksel, 15 prill, NOA - Viti 2010 paraqitet mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ky vend gjendet pranë heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel me kryeministrin Berisha, i cili dje ka dorëzuar pranë Komisionit Evropian dokumentin e Pyetësorit.

Sipas kryeparlamentarit evropian, është fakt se vendi ynë ka shënuar mjaft arritje dhe kjo është një gjë mëse e dukshme, e cila ndikon në procesin e liberalizimit të vizave.

"Unë uroj sukses në bashkëpunimin politik në Shqipëri si edhe i paraqes vendi tuaj urime për arritjet e deritanishme", i është drejtuar Buzek kreut të qeverisë shqiptare.

Ndër të tjera, ka bërë me dijeni se duhet një komitet i veçantë, ekskluzivisht për këtë çështje, pasi Shqipëria ka një status të ndryshëm tani në lidhje me çështjen e vizave, i cili sipas tij, e ndan atë nga Maqedonia dhe Kroacia, të cilat janë në një stad tjetër.

Më tej, ai ka deklaruar se raportohet hov i ri mes Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE