Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kultivimi i kanabisit, policia e Tiranës bashkëpunim me vendorët
English

Kultivimi i kanabisit, policia e Tiranës bashkëpunim me vendorët

Tiranë, 15 prill, NOA - Lufta për reduktimi i sipërfaqeve të kultivuara me lëndë narkotike, duhet të realizohet mbi një bazë më të fortë bashkëpunimi mes forcave të pushtetit vendor dhe atyre të policisë.

Ky është mesazhi i përbashkët që u dha gjatë një takimi të organizuar sot nga Policia e Tiranës, në prani edhe të prefektit të qarkut të Tiranës, Keltis Kruja dhe drejtorit të këtij institucioni, Tonin Vocaj, të cilët theksuan se lufta e lartpërmendur duhet të zhvillohet në koordinim mes të dyja palëve.

"Lufta për reduktimin e sipërfaqeve të kultivuara me lëndë narkotike duhet parë si një detyrim jo vetëm nga policia, por edhe nga pushteti vendor dhe vetë qytetarët. Prandaj nevojitet bashkëpunimi mes vendorëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor", ka pohuar gjatë fjalës së tij, prefekti i Tiranës, Kruja.

Ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës përforcoi se pikërisht, "rritja e këtij lloji bashkëpunimi do të jetë pika kryesore e luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe garancia e saj do të jetë bashkëpunimi i policisë me anëtarët e pushtetit vendor e vetë

qytetarët e saj".

Sipas tij, Qarku i Tiranës nuk përbën një qark problematik për kultivimin e lëndëve narkotike dhe se asgjësimet e tyre ishin vetëm sa 1 % e totalit të asgjësimit në rang vendi

Por megjithatë, tha se duhet shtuar vëmendja dhe bashkëpunimi institucional që kjo dukuri të mos shtohet më në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE