English

Meta: Opozita të bëhet pjesë e procesit të integrimit

Tiranë, 15 prill, NOA - Momentet në të cilat ndodhet procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimin Euriopian kërkojnë dhe një bashkërendim të punës me forcave politike. Për këtë qëllim, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i bëri apel Partisë Socialiste që të marrë pjesë në realizimin reformave, duke i cilësuar ato si të një "rëndësie kombëtare".

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta është ndalur në nevojën që ka vendi për të avancuar me reformat, si dhe në eksperiencën që mund të japin politikanët e PS-së në procesin e integrimit.

"Opozita ka mjaft ekspertë që mund të japin kontributin e tyre. Besoj se opozita do të reflektojë dhe nuk do të paraqes si sukses mosfunksionimin e saj si opozitë aktive parlamentare që duhet të përmbushte detyrimet në këtë proces kombëtar", u shpreh Meta sot para gazetarëve.

Meta është edhe ndalur në procesin e liberalizimit të vizave duke e vlerësuar atë si të sigurt, në bazë të qëndrimeve të fundit të ardhura nga drejtues të BE-së.

m.xh/NOA

KOMENTE