English

Olli Rehn: Greqia do t'i kthejë borxhet

Bruksel, 15 prill, NOA - Komisioneri për Ekonomi i Bashkimit Evropian, Oli Ren, deklaroi se Greqia nuk do ta shmangë kthimin e borxheve të mëdha.

"Mosplotësimi i obligimeve të pagesave nuk vjen parasysh. Greqia nuk do të jetë jolikuide", u tha Ren gazetarëve në Bruksel, duke u prononcuar lidhur me situatën e rënduar financiare në Greqi.

Nga ana tjetër, ai gjithashtu paralajmëroi për mundësinë e deflacionit në eurozonën, respektivisht rënien e çmimeve, nëse Greqia dhe vendet tjera që kanë borxhe nuk i ulin pagat dhe nuk zbatojnë masa të rrepta për rritjen ekonomike.

n.e/NOA

KOMENTE