Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Puna e përsosur e një vajze 152 kg: Pozon duke ngrënë
English

Puna e përsosur e një vajze 152 kg: Pozon duke ngrënë

Londër, 15 prill, NOA - Një vajzë tridhjetë vjeçe angleze ka gjetur punë të përsosur, një punë që e kënaq plotësisht.

Sassy Thomas, 30 vjeçe dhe 152 kilogramëshe, ka vendosur të shfaqë talentin e saj më të mirë: njerëzit e paguajnë për ta parë duke ngrënë.

"Kjo është punë e përkryer për mua, - shprehet vajza britanike për gazetën Sun, - unë mund të ha tre pica të mëdha, një darkë për katër vetë dhe një tortë me çokollatë. Unë jam krenare për atë që bëj".

"Nga kjo punë, - shton Sassy, anëtare e klubit Big Beautiful Uoman, e cila nuk ndihet aspak në siklet për trupin e saj, - mund të fitoj deri në dy mijë sterlina në muaj nga shitja e videove dhe fotografive të mia", ndërsa përpiqet të hajë një mal me ushqime.

Blerësit janë kryesisht burra të cilët pëlqejnë gratë e shëndosha.

"Në fillim nuk e besoja se do të kishte kaq shumë burra që çmenden për gra të shëndosha, - thotë Sassy, - për ata unë ndjehem si një perëndeshë".

a.k/NOA

KOMENTE