English

Senati Amerikan: Mbështesim integrimin euro-atlantik të Shqipërisë

Uashington, 15 prill, NOA - Komisioni për marrëdhëniet me jashtë i Senatit Amerikan zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin Perëndimor ku u diskutua përparimi i bërë nga vendet e këtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende.

Në seancën ku është folur edhe për Shqipërinë, ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Eurazisë, Filip Gordon deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të vendit tonë.

"E mbështesim integrimin euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa shpresojmë t'i jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon", mësohet të jetë shprehur ai.

Ndër të tjera, Gordon tha se Shqipëria ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare dhe se ka ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë.

n.e/NOA

KOMENTE