English

Tenton vetëvrasjen në shinat e trenit, si shpëtoi

Napoli, 15 Prill NOA - Gjithçka ka ndodhur në qytetin e Napolit ku një grua rreth të dyzetave tentoi vetëvrasjen në shinat e trenit që kalon nga ky qytet.

Gruaja qëndroi e shtrirë në shina dhe treni kaloi mbi të por, mrekullisht ajo është sërish në jetë.

Sipas burimeve mediatike të vendit ku ka ndodhur ngjarja ato bëjnë të ditur se në fillim gruaja kishte bërë sikur po largohej nga shinat në momentin që treni po vinte.

Por, sërish ajo mbeti aty e shtrirë dhe tashmë ka vetëm disa plagë të lehta po duhet thënë se është plotësisht jashtë rrezikut.

r.b/NOA

KOMENTE