Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhons: Konsorciumit Ndërkombëtar, ndihmë për policinë shqiptare
English

Xhons: Konsorciumit Ndërkombëtar, ndihmë për policinë shqiptare

Tiranë, 15 prill, NOA - Konsorciumi Ndërkombëtar, i krijuar në dhjetor 2001 me 25 pjesëmarrës dhe tashmë i zgjeruar me 40 anëtarë, është i përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë drejt përmirësimit të sistemit të saj të drejtësisë penale.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Debora A. Xhons, gjatë një takimi të Konsorciumit Ndërkombëtar.

"Kjo është një kohë historike në zhvillimin e demokracisë shqiptare. Anëtarët e KN kanë arritur suksese të mëdha deri tani, përfshi riorganizimin e Policisë së Shtetit sipas ligjit të ri për të dhe rinovimin e mjediseve dhe programit për përgatitjen/trajnimin e policisë", ka deklaruar ajo.

"Sigurimi i ndikimit të qëndrueshëm të ndihmës së donatorëve", ka qenë tema e zgjedhur për sesionin plenar të këtij viti dhe u cilësua se është më e rëndësishme se kurrë për të siguruar që puna e mëtejshme do të ndërtohet mbi sukseset e arritura.

"Sistemi i Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS), sponsorizuar nga SHBA, është një shembull i shkëlqyer i një sistemi të dhuruar, për të cilin Ministria e Brendshme është duke marrë përgjegjësi të plotë. Sistemi është instaluar në çdo pikë ndërkombëtare të kalimit të kufirit në Shqipëri për të ofruar kontroll në kohë reale të më shumë se 4.5 milionë kalimeve të kufirit çdo vit", bëri me dije ndër të tjera, numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE