English

City ofron 40 milion euro për Fabregas

Angli, 16 Prill NOA - E ardhmja e Cesc Fabregas mund të vazhdojë të jetë në Angli por, jo në ekipin e Arsenalit.

Tashmë në garë për marrjen e shërbimeve të spanjollit është futur dhe Manchester City, ku stafi drejtues i këtij ekipi po e kërkon me ngulm këtë lojtar.

Sipas shtypit Anglez skuadra e City është e gatshme të paguajë një shifër prej 40 milion eurosh në drejtim të klubit të Arsenalit.

Gjithashtu shtohet se City ka arritur të gjejë një akord me skuadrën e Arsenalit por, vendimi në lidhje me këtë marrëveshje i takon vetë Fabregas, ku në bazë të dëshirës së lojtarit do të vendoset dhe e ardhmja e tij.

r.b/NOA

KOMENTE