English

Hiri i vullkanit, pezullohen 50 % e fluturimeve në Evropë dhe SHBA

Bruksel, 16 prill, NOA - Hiri i vullkanit që nisi të përhapet dje nga Islanda, pritet që të bllokojë edhe gjatë ditës së sotme fluturimet ajrore në Evropë, madje edhe ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi filloi qe dje paralizimi i trafikut ajror të gjysmës së Evropës.

Sipas organizatës evropiane për sigurinë ajrore, "Eurocontrol", sot janë anuluar rreth 50 përqind e fluturimeve mes SHBA-ve dhe Evropës, ndërkohë pak më parë edhe Frankfurti ka njoftuar mbylljen e aeroportit për shkak të resë së hirit.

Grupi për trafikun e kontrollit, Eurocontrol, tha se sot pritet të anulohen gjysma e të gjitha fluturimeve ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore.

Ndërsa dje autoritetet në Belgjikë, Britani Danimarkë, Holandë, Norvegji dhe Suedi u detyruan të mbyllin hapësirën ajrore për shkak se pluhuri vullkanik mund t'i bllokojë motorët e aeroplanëve.

n.e/NOA

KOMENTE