Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meditimi, më stimulues se kafeja
English

Meditimi, më stimulues se kafeja

Karolina, 16 prill, NOA - Për të stimuluar mendjen dhe promovimin e përqendrimit, nuk është vetëm kafeja një mënyrë e duhur, por një studim i ri tregon se një gjë të tillë mund ta realizojë edhe meditimi, madje edhe më mirë se kafeja.

Sipas këtij studimi, të menduarit e shkurtër gjatë pauzës së punës ju ndihmon të çlodheni dhe të mbroheni nga efektet negative të mbidozës së kafeinës.

Bëhet fjalë për një ekip të studiuesve në Universitetin e North Carolina në SHBA, i cili zbuloi se një meditim i shkurtër nxit veprimtarinë njohëse, që nënkupton se mendimet, arsyetimin, kujtesën dhe të punës intelektuale.

Shkencëtarët e SHBA kanë testuar 63 vullnetarë të rekrutuar nga nxënësit e shkollës të cilët iu nënshtruan testimit të praktikimit të meditimit.

Çfarë studiuesit gjetën të habitshme është fakti se ka pasur rezultate shumë të mira, pas vetëm katër ditësh të të menduarit, e cila kurrë nuk ka qenë e testuar me studime të tjera.

"Ky studim tregon se mendja është në fakt shumë e paqëndrueshme dhe ndikohet lehtë, sidomos nga të menduarit", pohon studiuesi Fadel Zeidan.

n.e/NOA

KOMENTE