English

OBSH: Kujdes nga hiri vullkanik, shkakton probleme me frymëmarrjen

Londër, 16 prill, NOA - Hiri vullkanik që po lëshohet nga Islanda, paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, pasi shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje.

Lajmi është bërë me dijeni nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka paralajmëruar qytetarët e Europës të qëndrojnë në shtëpi nëse konstatojnë hirin vullkanik në qiellin e qyteteve të tyre.

Ekspertët e OBSH-së tregojnë sesi këto grimca kur thithen, mund të arrijnë rajonet periferike të mushkëritë dhe mund të shkaktojë probleme sidomos për njerëzit me astmë apo probleme të frymëmarrjes.

Gjithsesi, Agjencia e Mbrojtjes se Shëndetit në Britani tha se përqëndrimi i grimcave vullkanike që mund të vendosen në tokë ka të ngjarë të jetë e ulët dhe nuk do të shkaktojë dëm serioz.

n.e/NOA

KOMENTE