Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: PS është e aftë të zgjidh krizën ekonomike
English

Rama: PS është e aftë të zgjidh krizën ekonomike

Tiranë, 16 prill, NOA - Partia Socialiste nuk e diskuton me çështjen nëse vendi është në krizë ekonomike. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, u shpreh se opozita i ka metodat dhe ekspertët për të bërë zgjidhjen e kësaj krize.

Në një konferencë që po zhvillohet këto moment me gazetarët në selinë e PS-së, Rama është shprehur se PS-ja ka dhënë argumentet e saj që në vitin 2009 për të mundësuar zgjidhjen e krizës ekonomike.

Rama theksoi se edhe në kongresin e radhës së PS-së, pika kryesore do të jetë zgjidhja e krizës ekonomike. "Ju siguroj se duke qenë të aftë të shohim ashtu siç duhet dhe të analizojmë me të gjithë përgjegjësinë krizën ekonomike, jemi po kaq të aftë për ti dhënë asaj zgjidhje", u shpreh Rama.

Kreu i PS-së u shpreh se ka një lidhje mes vjedhjes së votave dhe krizës ekonomike dhe se mediat apo njerëzit që nuk e kuptojnë këtë gjë, sipas tij, kanë qenë të pavëmendshëm.

"Mirëqeverisja është lidhja e rezultateve me kontratën që kanë bërë me popullin politika. Nëse kontrata griset kemi keq qeverisje. Një pushtet që vjedh votat vazhdon axhendën e vet që është e ndryshme nga ajo që ka populli", tha Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE