Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish rrezik përmbytjesh, Fierza arrin 296.27 metra
English

Sërish rrezik përmbytjesh, Fierza arrin 296.27 metra

Tiranë, 16 prill, NOA - Rikthehet rreziku i përmbytjeve në vend. Niveli i ujit në kaskadën e Drinit ka arritur në kufijtë maksimal, çka ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike të hapë portat. Nuk dihet ende, se sa ditë do të kryhen shkarkime, pasi situata varet nga moti.

Ministri Dritan Prifti gjatë një konference për shtyp njoftoi se i gjithë sistemi është vënë në punë për të prodhuar dhe eksportuar sa më shumë energji, me qëllim menaxhimin e gjëndjes hidrike. " Niveli aktual i Fierzës ka arritur në 296.27 metra. Mesnatën e të enjtes, sekretariati teknik është mbledhur dhe ka vendosur që të hapë portat", u shpreh Prifti.

Sipas tij, prurjet në Fierzë kanë arritur në 1500 metër kub/sekondë dhe ajo çfarë parashikohet në rregullore është që derisa ato të ulen në nivelin e 700 metër kub/sekondë shkarkimet do të vazhdojnë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Fierza është rritur me 60 centimetra. Ndërkaq edhe Komani dhe Vau i Dejës janë pranë kufirit të lejuar, përkatësisht 174 dhe 75 metra, pra një metër larg pikës maksimale.

Prifti tha se ka vënë në dijeni kabinetin e kryeministrit, ministritë e linjës dhe pushtetin lokal në verilindje të vendit, për të qenë në gatishmëri. Por duket se edhe moti nuk do të jetë favorit për këtë situatë.

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje me intensitet të lartë është ajo ç'ka parashikojnë sinoptikanët edhe për ditët në vazhdim. Sipas tyre, shirat do të rikthehen në të gjithë territorin e vendin mbrëmjen e datës 18 prill për të vazhduar edhe gjatë mëngjesit të së hënës.

Specialistët thonë, se ato do të ndihen më shumë në veri-perëndim të vendit. Ky fakt e bën edhe më të rrezikshme gjendjen për banorët, kryesisht atyre të Shkodrës.

r.l/NOA

KOMENTE