English

Të fundit e sfidës Inter - Juventus

Itali, 16 Prill NOA - Tashmë jemi në prag të ndeshjes kryesore të kësaj jave të Seria A, të derbit të Italisë, sfidës midis Interit dhe Juventusit, e cila do të luhet ditën e sotme në mbrëmje, në "San Siro".

Për sa i përket formacioneve të këtyre ekipeve tek Juventus, Zakeroni nuk kërkon të rrezikojë brazilianin Diego, i cili me sa duket do ta nisë ndeshjen nga stoli dhe mesfusha e bardhë e zinjve do të përbëhet nga Melo, Sissoko, Marchisio dhe Camoranesi, të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesve Del Piero dhe Amauri.

Në krahun tjetër Murinjo ka vendosur të mos aktivizojë Stankoviç, i cili do të zëvendësohet në mesfushë nga Motta ku përkrah tij do të jetë Cabiaso.

Më pas sulmi zikaltër do të jetë i përbërë nga treshja Balotelli, Eto, Milito të cilët do të kenë dhe mbështetjen e Sneijder.

Një ndeshje e cila do të flasë vetëm në fushën e lojës dhe do të jetë tepër përcaktuese për të dy ekipet, për sa i përket gjendjes së tyre në Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE