English

Withers në Përmet: Turistët amerikanë duhet të njohin Shqipërinë

Përmet, 16 prill, NOA - Diplomati amerikan në Tiranë, John Withers, u shpreh sot se institucionet shtetërore në bashkëpunim me organizata të ndryshme ndërkombëtare duhet të promovojnë më tepër kulturën dhe turizmin shqiptar.

I ndodhur në qytetin e Përmetit për një vizitë dy ditore, Withers ka vlerësuar se gjatë gjithë jetës së tij nuk ka parë zona të tilla si Berati, Shkodra apo Përmeti. Në këtë drejtim ia vlerësoi se është e rëndësishme që botës ti bëhen të njohura këto vende dhe të ftohen njerëzit për ti vizituar ato.

"Që në moshën 10-vjecare kam jetuar një pjesë të madhe të jetës jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kam parë shumë vende, por asnjëherë zona të tilla si Berati, Gjirokastra, Shkodra apo Përmeti", u shpreh Withers.

Ai vlerësoi se qytetarët amerikanë janë të interesuar të njohin vend të tilla. "Po flas për amerikanët, mendoj se është e rëndësishme që të mësojnë se çfarë ka këtu për të mësuar që të mund të përçohet lajmi që Shqipëria është një vend i ri për t'u vizituar", u shpreh diplomati i SHBA-ve.

Më pas ai ndal në faktin se duhet të ketë programe zhvillimi dhe turistët amerikane do të vijnë. "Kryetari i bashkisë përmendi se USAID-i ka programe për zhvillimin e turizmit dhe mendoj që është çështje kohe dhe keni për të parë se sa turistë amerikanë kanë për të ardhur këtu", tha Withers.

Pjesë e axhendës së Withers në Përmet është dhe ndjekja e ndeshjes së ekipit të basketbollit për femra të këtij qyteti.

m.xh/NOA

KOMENTE