Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzon me 11.6 milionë lekë të pensionistëve
English

Abuzon me 11.6 milionë lekë të pensionistëve

Ferizaj, 21 Prill NOA - Arrestohet një person me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumenti. Kapja e të dyshuarit erdhi pas një hetimi tre mujor, i tha agjencisë NOA, një burim nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

Njësia e Hetimeve Rajonale Ferizaj konfirmoi se ka arrestuar sot arkëtarin 41-vjeçar B. Lubovci, nga Kuvendi Komunal, Suharekë, me banim komunën e Shtimes, nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës dhe falsifikim i dokumentit.

I dyshuari në pozitën e arkëtarit në Bankën për Biznes dega ne Shtime duke keqpërdorur pozitën ka përvetësuar mbi 83 mijë euro (11.6 milionë lekë), para të cilat Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale i kishte derdhur në llogari të pensionistëve të rajoneve të ndryshme të Kosovës.

Personat për të cilët kanë qenë të dedikuara këto mjete është argumentuar se figurojnë të vdekur që nga viti 2007.

Policia tha se 41-vjeçari këtë vepër e ka kryer duke hyrë ne sistemin e llogarive të pensioneve dhe ne Arkën-Trezor të bankës për biznese.

a.b/NOA

KOMENTE