Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2010
 

Lajmet e datës 21 Prill 2010

  • Xhorxh Uashington, prej 2 shekujsh përndiqet nga biblioteka SHBA, 22 Prill NOA - Presidenti i parë i SHBA, Xhorxh Uashington nuk ka mundur dot të bëjë kthimin e dy librave të cilat i kishte marrë në bibliotekën publike të Nju Jorkut.
  • Sondazh, 7 në 10 vetë i duan pijet alkoolike Bruksel, 22 Prill NOA - Rreth 76 për qind të banorëve në shtetet Evropiane - pjesëmarrës në një sondazh - kanë pohuar se kanë konsumuar alkool gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
  • SHBA, Nju Jorku përgatitet për grevën e portierëve SHBA, 22 Prill NOA - Si gjithmonë çdo gjë e përpiktë, ku çdo katër vjet, Nju Jorku përgatitet për grevën, e cila realizohet nga kujdestarët e pallateve.
  • Eclestone beson se Schumacher mund të fitojë sërish Itali, 21 Prill NOA - Bernie Eclestone beson sërish dhe madje është tepër i vendosur në mendimin e tij, ku ka deklaruar se Michael Schumacher do të fitojë sërish titullin e kampionit në Formula 1.
  • Ibra paralajmëron Interin për ndeshjen e kthimit Spanjë, 21 Prill NOA - Gjiganti suedez i Barcelonës Zlatan Ibrahimoviç edhe pse me skuadrën e tij nuk arriti dot të merrte një rezultat të favorshëm me Interin sërish është tepër optimist për sa i përket ndeshjes së kthimit.
  • Tifozët nuk falin Balotellin Milano, 21 Prill NOA - Tashmë për lojtarin e Interit, Mario Balotelli qëndrimi i tij në këtë ekip bo bëhet gjithnjë e më shumë një çështje e tensionuar.
  • Mjeshtrit e artit italian "zbarkojnë" në Tiranë, vizita nga personalitetet Kryeministri Sali Berisha viziton ekspozitat me punime të artistëve të mëdhenj, të artit italian dhe atij botëror. Pohon se hapja në Galerinë e Arteve të ekspozitës së korifejve të mëdhenj të kulturës italiane dhe botërore përbën një ngjarje të madhe në jetën kulturore të kryeqytetit dhe të vendit
  • PS në protestë: TVSH, Ministria e propagandës së qeverisë Lajmi ritransmetohet i plotë dhe me foto Tiranë, 21 prill, NOA - "TVSH, jo instrument në duart e Berishës, por duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve", ka qenë motoja e protestës së zhvilluar sot pasdite përpara Radio Televizionit Publik Shqiptar.
  • Gjen 13 ndeshje në lotari, prej 29 vitesh i mohojnë fitoren Romë, 21 Prill NOA - Bëhet fjalë për një person në Itali, i cili në skedinat futbollistike të "Totocalcio", arriti të gjente përfundimin e 13 ndeshjeve dhe si rrjedhojë duhet të fitonte një çmim, i cili përkon me një sasi parash prej më shumë se 1 milionë euro.
  • Në Francë do të ndalohet ferexheja Paris, 21 prill, NOA - Qeveria e Francës është duke përgatitur një ligj, aplikim i të cilit do të ndalojë përdorimin e ferexhesë islamike në hapësirat publike të këtij vendi evropian, kur janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbulojnë fytyrën e tyre.
  • Thaçi: Autostradën të na e përurojë Berisha Prishtinë, 21 prill, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, në mënyrë zyrtare që të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdarë.
  • Ilir Meta: Lëvizja pa viza, është çështje dinjiteti Vjenë, 21 prill, NOA - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistën e dhënë për gazetën austriake "Die Presse", ka deklaruar se shpreson që bashkëqytetarët e tij të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2010.
  • Mbretëresha Elisabet festoi 84-vjetorin Londër, 21 prill, NOA - Mbretëresha Elisabet II ka mbushur sot plot 84 vjet të jetës së saj, duke përbërë kështu një përvjetor të ri në drejtimin e rangut mbretëror britanik.
  • Basha: Situata e përmbytjeve, nën kontroll Shkodër, 21 prill, NOA - Gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës lidhur me situatën e krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha theksoi se ajo është nën kontroll.
  • Kriza greke, nisin bisedimet me BE-FMN Athinë, 21 prill, NOA - Qeveria greke ka filluar sot bisedimet me zyrtarët të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin e saj Athinë, lidhur me kushtet e një ndihme të emergjencës për vendin e zhytur në borxhe të mëdha.
  • Veton Surroi: Kosova shtet jofunksional, por jo i dështuar Prishtinë, 21 prill, NOA - Publicisti dhe politikani i njohur i Kosovës, Veton Surroi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se viti 2010 do të jetë periudhë e shtimit të trysnisë për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që nuk do të kenë të bëjnë me statusin politik, por
  • Protestë në Shkodër: Duam tapi sipas ligjit 7501 Shkodër, 21 prill, NOA - Është bllokuar ditën e sotme për 30 minuta rresht, aksi rrugor Shkodër- Han i Hotit, për shkak të një proteste të organizuar nga banorët e kësaj zone.
  • Urdhri i kryeministrit: Sezoni, të pastrohen zonat turistike! Tiranë, 21 prill, NOA - Duhet të merren masa të menjëhershme për pastrimin e zonave turistike nga papastërtitë, mbetjet si dhe nga automjetet e dala jashtë përdorimit, të mbetura në anë të rrugëve.
  • "Bankers Petroleum", 115 milionë USD investim të ri në Shqipëri Tiranë, 21 prill, NOA - Kompania kanadeze "Bankers Petroleum" ka parashikuar të investojë në Shqipëri si kapitale te reja rreth 115 milionë dollarë, për zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese dhe rritjen e eksporteve të naftës nga Shqipëria.
  • Kryeministri: Arritje marrëveshja e sigurimeve Shqipëri-Maqedoni Tiranë, 21 prill, NOA - Përbën arritje fakti që mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është iniciuar krijimi i grupit të përbashkët të punës mbi hartimin e marrëveshjes ndërshtetërore të sigurimit shoqëror të punës.
  • Berisha: Maroku, bashkëpunëtor i mirë i Shqipërisë Tiranë, 21 prill, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretaren e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Mbretërisë së Marokut, Latifa Akharbach, e cila i ka përcjellë atij përshëndetjet e Mbretit Muhamed VI e kryeministrit Abbas El Fassi.
  • E plagosin në këmbë me automatik, i shpëton vdekjes Shkodër, 21 prill, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku një person është qëlluar nga një tjetër me automatik, pas një grindje për motive të dobëta.
  • KFOR-i danez ndihmon me pajisje Policinë e Kosovës Prishtinë, 21 Prill NOA - Në prani të zyrtarëve të lartë të PK-së dhe atyre të KFOR-it u mbajt sot ceremonia e pranim dorëzimit të shumë pajisjeve në kampin Vrella (në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës).
  • Harxhi-Bentler: Siguria në Kosovë po konsolidohet Tiranë, 21 prill, NOA - Siguria në Kosovë po konsolidohet gjithnjë e më tepër duke krijuar një klimë më të përshtatshme për zhvillimin ekonomiko-social në vend dhe këtë e dëshmon fakti i kalimit hap pas hapi të përgjegjësive të sigurisë tek shërbimi policor i Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së saj
  • Albsig shet aksione tek sllovenët e Zavarovalnica Triglav, zbardhen shifrat Tiranë, 21 Prill NOA - Kompania e sigurimeve Albsig ka shitur aksione të saj tek sllovenët e Zavarovalnica Triglav, bëjnë të ditur burime nga kompania sllovene.
  • Policia Bashkiake, vë telefon në dispozicion të qytetarëve Tiranë, 21 prill, NOA - Numri telefonik 2419465 është numri i ri i publikuar prej burimeve zyrtare të Bashkisë së Tiranës për organin vartës të saj, Policinë Bashkiake.
  • Fushata antikanabis, takim në Antigone Gjirokastër, 21 prill, NOA - Në kuadër të fushatës sensibilizuese për "Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike", është zhvilluar një takim i posaçëm në komunën Antigone të Gjirokastrës me përfaqësues të saj si edhe nxënës e mësues të shkollës.
  • Abuzon me 11.6 milionë lekë të pensionistëve Ferizaj, 21 Prill NOA - Arrestohet një person me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumenti. Kapja e të dyshuarit erdhi pas një hetimi tre mujor, i tha agjencisë NOA, një burim nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.
  • Dinamo, hera e 18-të kampione e Shqipërisë Tiranë, 21 prill, NOA - Ekipi i Dinamos është shpallur sot për herën e tetëmbëdhjetë kampion i ekipeve të futbollit shqiptar, ndërsa vetëm para dy vitesh e kishte marrë për herë të fundit titullin e madh.
  • Të përndjekurit politikë të regjimit komunist, lista e re e përfituesve nga shteti Vetëm për abonentët Tiranë, 21 Prill NOA - Ministria e Drejtësisë publikoi sot tre lista me një total prej 427 emrash të personave të cilët përfitojnë masën e dëmshpërblimit financiar, përcaktuar nga qeveria për skemën e kompensimit monetar të vuajtjeve gjatë periudhës së regjimit komunist
  • Legalizimet, lista e 2500 personave që kanë prona në zonën e Kamzës Vetëm për abonentët Legalizimet, lista e parë me 2000 emra për Paskuqanin Legalizimet, lista e dytë me 1884 emra për Paskuqanin
  • Milan kërkon Trezeguen dhe De Celien Milano, 21 Prill NOA - Midis stafit drejtues të Milanit dhe atij të Juvenusit është zhvilluar një takim në të cilin të dyja pakët kanë folur në lidhje me sezonin e ardhshëm të merkatos.
  • Inter thyen Barçën Milano, 21 Prill NOA - Një ndeshje me të vërtetë fantastike ishte ajo që zhvilloi ditën e djeshme ekipi i zikaltërve të Interit në sfidën që kishin me Barcelonën, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
  • Meta themelon degën e LSI-së në Austri Vjenë, 21 prill, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjeruar aktivitetin politik duke themeluar degën e saj në Austri. Në takimin e parë të degës së LSI-së në Austri ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
  • Puçini sot në Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë, 21 prill, NOA - Mimi, Toska, Manon Lesko, Madama Baterflaj, Princesha Turandot, të gjitha heroinat e operave më të njohura të Giacomo Puçini-t, sot në mbrëmje, ora 19.
  • Sigurimet shoqërore, gati marrëveshja me Maqedoninë Tiranë, 21 prill, NOA - Për herë të parë Maqedonia ka firmosur disa marrëveshje në fushën sociale me Shqipërinë. Ministri shqiptar i Punës në kabinetin e qeverisë maqedonase, Xhelal Bajrami i cili po viziton Tiranën është shprehur i kënaqur për këtë mundësi që po i jepet shqiptarëve në të dyja
  • Punësimi në Itali, fqinji ‘hesht' për marrëveshjen Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria italiane ende nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë në fushën e punësimit. Pas vizitave të krerëve të qeverive të dy vendeve, kryeministrit italian në dhjetor të vitit të kaluar dhe vizitës së kryeministrit Berisha në shkurt të këtij viti, përsëri
  • Berisha: Gjithnjë bëhem me të mirin në sport Tiranë, 21 prill, NOA- Qeveria do të mbështes të gjitha projektet që kanë të bëjnë me aktivitet sportive dhe kryesisht krijimin e bazave të edukimit sportiv.
  • Spanjë, vdes Huan Antonio Samaranç Barcelonë, 21 prill, NOA- Ish presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Huan Antonio Samaranç, ka vdekur sot në moshën 89 vjeçare, në spitalin Quiron në Barcelonë.
  • Sot në Tiranë, Andy Warhol dhe Pikaso Tiranë, 21 prill, Milena Selimi , NOA - Do të hapet sot në mbrëmje në Tiranë, ekspozita e shumëpritur e piktorëve me famë botërore, ku gjithkush do të nderohej me emrat e gjenive të artit pamor si Pablo Picaso, Andy Warhol, etj.
  • Vendimi i qeverisë, dëmshpërblim për 427 ish të dënuar politikë Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria miratoi sot dhënin e dëmshpërblimit për 427 ish të dënuar politikë të cilët do të përfitojnë në total 1.4 miliardë lekë.
  • Berisha merr ndihmë nga Kuvajti: Fondi për sheshin "Skënderbej", 10 milionë euro Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria e Kuvajtit do të të dyfishojë fondin për ndërtimin e sheshit "Skënderbej". Këshilltari i kryeministrit të Kuvajtit, Al-Shatti i ka konfirmuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë takimit të sotëm shtimin e fondeve për qendrën e kryeqytetit.
  • Policia e Kosovës: Nuk ka pasur incidente me serbët Pejë, 21 prill, NOA - Policia rajonale e Pejës ka hedhur poshtë informacionet që flasin për një sulm ndaj disa serbëve të cilët ishin vendosur në një tendë të UNHCR-it në fshatin Zallq.
  • PS bojkoton serish Kuvendin për ndëshkimin e Ballës Tiranë, 21 prill, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur që të hyjnë në seancat e Kuvendit vetëm kur të mbarojë ndëshkimi që Byroja e Kuvendit dha për deputetin Taulant Balla.
  • Nisin bisedimet për ndihmën ekonomike të Greqisë Athinë, 21 prill, NOA - Qeveria greke ka nisur bisedimet me Komisionin Evropian dhe Fondin Ndërkombëtar Monetar (FMN) për përcaktimin e afateve të ndihmës ekonomike që do të marrë.
  • Dade: Integrimi në BE nuk arrihet me këtë qeveri Tiranë, 21 prill, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade tha sot se integrimi i vendit nuk mund të kuptohet vetëm me dorëzimin e pyetësorit të Komisionit Europian.
  • Rinisin fluturimet nga Tirana, përveç Londrës Tiranë, 21 prill, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer në thuajse në normalitet. Zyra e shtypit e aeroportit njofton se për të gjitha fluturimet e parashikuara sot deri në orë 13:00 është operuar siç është planifikuar më parë.
  • Luan Rama: PS, ndërmarrje në falimentim Tiranë, 21 prill, NOA - "Partia Socialiste është kthyer në një repart dhune dhe kryetari i saj, Rama, e çoi atë në një ndërmarrje drejt falimentimit".
  • Letërsi, prezantohet Salloni i Librit Italo - Shqiptar Tiranë, 21 prill, NOA - Shkrimtarë, studentë dhe admirues të letërsisë do të kenë mundësinë që përgjatë kësaj jave të njihen me vlerat më të mira të artistëve të shqiptarë dhe italianë.
  • Meta: Beogradi duhet të jetë konstruktiv me Kosovën Vjenë, 21 prill, NOA - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar se pjesëmarrja e Serbisë në takimin mbi Ballkanin Perëndimor në Sarajevë do të ishte e dobishme për tërë rajonin.
  • Hiri vullkanik, kompanitë ajrore humbën 1.7 mld USD Gjenevë, 21 prill, NOA - Çrregullimet e krijuara në trafikun ajror në Evropë pas hirit vullkanik në Islandë, i kanë kushtuar industrisë së fluturimeve ajrore të paktën 1.
  • Kryeministri: Busti i Skënderbeut, të mos hiqet nga sheshi Tiranë, 21 prill, NOA Update - Busti i Skënderbeut nuk duhet të hiqet në asnjë mënyrë nga sheshi që mban emrin e tij në qendër të kryeqytetit shqiptar.
  • Berisha: Patjetër një takim me Ramën për sheshin "Skënderbej" Tiranë, 21 prill, NOA - Eshtë i domosdoshëm që të zhvillohet një takim mes ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për çështjen e sheshit "Skënderbej".
  • Rama: Sheshi, nuk duhen komente politike Tiranë, 21 prill, NOA Update - Ndërsa kryeministri Berisha është duke folur gjatë mbledhjes së qeverisë për debatin e hapur në sheshin "Skënderbej", kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama po insiston në kryerjen e punimeve të tij.
  • Aeroporti i Prishtinës rihapi sot fluturimet Prishtinë, 21 prill, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është rihapur sot në mëngjes për fluturime, pas ndërprerjeve të fundit të tyre të krijuara për shkak të lëvizjes së hirit vullkanik nga Islanda në hapësirën ajrore evropiane.
  • Renzo Davidi: BE i shqetësuar për korrupsionin e krimin në Kosovë Prishtinë, 21 prill, NOA - Shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Renzo Davidi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
  • FMN: Situata financiare e përmirësuar, por kujdes borxhet Uashington, 21 prill, NOA - Gjendja e sistemit financiar global është përmirësuar, por borxhet e vendeve të pasura kërcënojnë çlodhjen e tij, pasi kanë arritur nivelin më të lartë që prej fundit të Luftës së II Botërore.
  • Komiteti i Helsinkit: Mbrojmë protestuesit e Thumanës Tiranë, 21 prill, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmes një deklarate për shtyp, ka dalë zyrtarisht në mbrojtje të banorëve të Thumanës të cilët kanë protestuar para pak ditësh për prishjen e disa shtëpive në pronësi të 12 familjeve me banim në këtë fshat.
  • KESH: Ulen prurjet në hidrocentrale Tiranë, 21 prill, NOA - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka raportuar paraditen e sotme se ka një rënie të nivelit të prurjeve të ujit, si pasojë e ndërprerjes së reshjeve në kaskadat e hidrocentraleve.
  • Vodhën një fuoristradë, e braktisën te "Pushimi i Shoferit" Lushnjë, 21 prill, NOA - Dy persona kanë vjedhur me armë një fuoristradë tip "KIA" në autostradën Fier-Lushnjë me targë CV 432 XL, në përdorim të një 38-vjeçari me inicialet A.
  • Dita Botërore e Librit, konferenca, promovime e takime shkrimtarësh Tiranë, 21 prill, NOA / Milena Selimi - 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s.
  • Në Shkodër, 1.400 hektarë tokë e përmbytur Shkodër, 21 prill, NOA - Rreth 1.400 hektarë llogaritet të jetë ditën e sotme sasia e tokës bujqësore të përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta që ranë ditët e fundit, por edhe nisjes së shkarkimeve nga kaskadat e hidrocentraleve.
  • Polonia cakton zgjedhjet e reja presidenciale më 20 qershor Varshavë, 21 prill, NOA - Polonia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 20 qershor pas vdekjes së presidentit të ndjerë Lech Kanzinski, i cili e humbi jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në Rusi më 10 prill.
  • "Tirana Music Festival", edicioni i V-të Tiranë, 21 prill, NOA /Milena Selimi - Sot në Akademinë e Arteve në Tiranë do të hapet Festivali I Muzikës në edicionin e tij të pestë. Kjo festë e muzikës instrumentale do të hapet me "Koncertin për klarinetë" të Artie Shaw.
  • Qarku i Lezhës: Situata e përmbytjeve, është normalizuar Lezhë, 21 prill, NOA - Situata e rëndë e dy ditëve të fundit, krijuar si pasojë e reshjeve në qarkun e Lezhës, duket se është normalizuar dhe nuk paraqiten probleme, ndërsa kumi Drin aktualisht ndodhet në kuota afër normales.
  • I vihet tritol një kioske, s'ka të dëmtuar Lezhë, 21 prill, NOA - Forcat e policisë së Lezhës janë njoftuar me anë të një telefonate se në fshatin Kallmet i vogël, është dëmtuar me eksploziv një dyqan ushqimor.
  • Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet Mamurras, 21 prill, NOA - Një person ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ka qëlluar në ajër me automatik, brenda oborrit të banesës së tij.
  • Kapen 5 persona të shpallur në kërkim Korçë, 21 prill, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të vënë në pranga pesë persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
  • Projekti për shkollat e minoritetit dhe kundërshtitë e tij Gjirokastër, 21 prill, NOA - Përqendrimi i shkollave të minoritetit grek në jug të vendit, duke mbyllur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve, shkollat në disa fshatra ka hasur në kundërshtime të përfaqësuesve të minoritetit.
  • Human Rights Watch: Të hetohen trazirat në Kirgistan Uashington, 21 prill, NOA - Autoritetet e Kirgistanit duhet të hapin hetime për protestat e dhunshme që çuan në përmbysjen e presidentit Kurmanbek Bakiev, të cilat u shoqëruan me ngjarje tragjike dhe dhunë mbi protestuesit.
  • Hiri vullkanik, rinisin fluturimet mbi Evropë Bruksel, 21 prill, NOA - Gjendja e ngërçit të krijuar me fluturimet ajrore për shkak të hirit vullkanik të Islandës, duket se është përmirësuar pasi është lajmëruar se të paktën 50 përqind e fluturimeve të planifikuara do të nisen sot.