Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Situata e përmbytjeve, nën kontroll
English

Basha: Situata e përmbytjeve, nën kontroll

Shkodër, 21 prill, NOA - Gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës lidhur me situatën e krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha theksoi se ajo është nën kontroll.

Duke shprehur besimin se kjo situatë do të përmirësohet, Basha ka saktësuar se deri tani sipërfaqja e përmbytur në qytetin verior është 1270 hektarë, por duke shtuar se janë ulur prurjet dhe shkarkimet në basenet e hidrocentraleve, ka pohuar se këta hektarë do të pakësohen edhe më shumë.

"Sot rezultojnë të përmbytura 1270 ha tokë, ndërsa presim që edhe në vazhdim situate të përmirësohet", deklaroi Basha lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, në fund ai ka deklaruar se gjithsesi, favorizues për përmirësimin e situatës së përmbytjeve në Veri të vendit ka qenë edhe moti i mirë i ditës së fundit.

Shifrat e komunikuara ditën e sotme tregonin se rezultojnë 1 400 ha tokë bujqësore e përmbytur ndërsa zonat me të prekura janë komunat Obot dhe Ana e Malit.

n.e/NOA

KOMENTE