English

Gjen 13 ndeshje në lotari, prej 29 vitesh i mohojnë fitoren

Romë, 21 Prill NOA - Bëhet fjalë për një person në Itali, i cili në skedinat futbollistike të "Totocalcio", arriti të gjente përfundimin e 13 ndeshjeve dhe si rrjedhojë duhet të fitonte një çmim, i cili përkon me një sasi parash prej më shumë se 1 milionë euro.

Kështu personi në fjalë i cili mban emrin e Martino Scialpi, në nëntor të vitit 1981 edhe pse gjeti 13 ndeshjet e skedinës ende nuk ka arritur të marrë çmimin që i takon.

Në lidhje me këtë çështje ditën e nesërme është në program të mbahet një seancë gjyqësore dhe kjo pas kërkesës që ka bërë vetë djali i cili prej 29 vitesh ende nuk ka marrë çmimin e fituesit.

r.b/NOA

KOMENTE