English

Ibra paralajmëron Interin për ndeshjen e kthimit

Spanjë, 21 Prill NOA - Gjiganti suedez i Barcelonës Zlatan Ibrahimoviç edhe pse me skuadrën e tij nuk arriti dot të merrte një rezultat të favorshëm me Interin sërish është tepër optimist për sa i përket ndeshjes së kthimit.

"Inter zhvilloi një lojë mjaft të mirë por, dhe ne arritën të realizonin shumë aksione. Goli që shënuam është me shumë vlerë dhe në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në fushën tonë çdo gjë do të jetë ndryshe. Mund të shënojmë si një ashtu dhe pesë gola, pasi ky është kualiteti që zotërojmë dhe në sfidën e ardhshme mund të them se jam tepër optimist", - këto ishin fjalët e suedezit i cili ka paralajmëruar Interin për sfidën e ardhshme që do të luhet në "Kamp Nou".

r.b/NOA

KOMENTE