Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Lëvizja pa viza, është çështje dinjiteti
English

Ilir Meta: Lëvizja pa viza, është çështje dinjiteti

Vjenë, 21 prill, NOA - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistën e dhënë për gazetën austriake "Die Presse", ka deklaruar se shpreson që bashkëqytetarët e tij të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2010.

"Pasi asnjë vend tjetër në Evropë, nuk ka qenë kaq i izoluar sa Shqipëria në këtë shkuarën", ka deklaruar ai.

Mundësia e lëvizjes pa vizë për në vendet e BE-së është qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Shqipërisë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë arritur tashmë këtë objektiv, ndërsa Shqipëria ende jo?

Ne jemi në rrugë të mbarë dhe presim që bashkëqytetarët tanë të kenë mundësinë të udhëtojnë për në vendet e BE-së pa vizë, brenda këtij viti. Kjo është për ne çështje dinjiteti dhe lirie.

Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka vuajtur kaq shumë nga izolimi sa Shqipëria.

Kohët e fundit edhe Turqia ka kërkuar liberalizim vizash me vendet e BE-së. A nuk druheni se për këtë arsye Shqipërisë do t'i duhet të presë ende?

Jo (nuk ka arsye sepse). Komisioni i BE-së ka një strategji të qartë në lidhje me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit, sapo këta të përmbushin kriteret e përcaktuara. Bosnja dhe Shqipëria pritet të jetë vendet e radhës që do të përfitojnë nga kjo. Shpresojmë që BE-ja ti ofrojë edhe Kosovës një plan për liberalizimin e vizave. Dhe ky sigurisht nuk është fundi i procesit integrues për Shqipërinë. Kryeministri Berisha i dorëzoi Komisionit të BE-së javën e kaluar pyetësorin me përgjigjet e 2000 pyetjeve të cilat i ishin bërë Shqipërinë.

Për këtë, komisioneri i zgjerimit Füle, ka kërkuar një normalizim të situatës politike në Shqipëri. A do të bëhet pengesë për në rrugën drejt BE-së, problemi me opozitën socialiste?

Bojkoti i parlamentit prej socialistëve nuk po ndihmon sigurisht. Është bojkoti më absurd që Shqipëria ka kaluar ndonjëherë.

Socialistët i arsyetojnë veprimet e tyre për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Meta: Natyrisht që zgjedhjet nuk ishin perfekte. Por të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë e pranuan dhe ishin të mendimit që këto ishin zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Ne i kemi propozuar (ofruar) Kryetarit të PS-së, Rama, hetimin e të gjitha pretendimeve për parregullsi në një komision të përbashkët parlamentar ku socialistët do të kenë kryetarin dhe shumicën e anëtarëve të këtij komisioni. Ai nga ana e tij kërkon ta radikalizojë situatën, në mënyrë që të nëpërkëmbë dinjitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë dhe të qeverisjes sonë.

Vendet e Europës Juglindore përballen me një problem diplomatik: Serbia nuk merr pjesë në asnjë takim ku është e ftuar (përfaqësohet) Kosova, siç ndodhi në rastin e fundit në Slloveni.

Ne nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën që nesër si shtet të pavarur. Por Serbia dëshiron të integrohet në BE. Për këtë arsye është në interesin e Serbisë, që në marrëdhëniet e saj me Kosovën të jetë më konstruktive. Në rrugën e vendeve të Europës Juglindore drejtë BE-së, është i rëndësishëm dinjiteti i të gjithë rajonit. Fakti që Serbia nuk mori pjesë në samitin e Bërdo-së në Slloveni ishte diçka negative për gjitha rajonin. Shpresoj që në takimin tjetër që do të zhvillohet në Sarajevë, të gjitha vendet të marrin pjesë.

"Die Presse"

KOMENTE