English

Mbretëresha Elisabet festoi 84-vjetorin

Londër, 21 prill, NOA - Mbretëresha Elisabet II ka mbushur sot plot 84 vjet të jetës së saj, duke përbërë kështu një përvjetor të ri në drejtimin e rangut mbretëror britanik.

Mediat londineze bëjnë me dijeni se 84-vjetori i saj është festuar në një festë private në Uindsor Castle me burrin e saj, princin Philip.

Ndërsa festimet publike u kryen vetëm siç ishte planifikuar çdo vit nga artileria mbretërore, e cila shënoi plot 41 gjuajtje gjatë mesditës në Hyde Park të Londrës.

n.e/NOA

KOMENTE