Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sigurimet shoqërore, gati marrëveshja me Maqedoninë
English

Sigurimet shoqërore, gati marrëveshja me Maqedoninë

Tiranë, 21 prill, NOA - Për herë të parë Maqedonia ka firmosur disa marrëveshje në fushën sociale me Shqipërinë. Ministri shqiptar i Punës në kabinetin e qeverisë maqedonase, Xhelal Bajrami i cili po viziton Tiranën është shprehur i kënaqur për këtë mundësi që po i jepet shqiptarëve në të dyja vendet.

Sipas tij, njohja e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore për qytetarët që punojnë e jetojnë në të dyja vendet fqinje do të lehtësojë për marrjen e pensionit për shtetasit që kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Bashkë me homologun e tij ministrin Spiro Ksera, ai ka theksuar rëndësinë e marrëveshjeve dypalëshe dhe në fushën e punësimit, formimit profesional dhe mbështetjen sociale për pakicat etnike.

Ministri Ksera u shpreh se "me homologun maqedonas biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe ramë dakord për fillimin e negociatave shumë të rëndësishme, një nga të cilat është edhe marrëveshja e përbashkët në fushën e sigurimeve shoqërore."

Sipas Kserës tashmë Ministria e Punës ka nisur negociatat me një sërë vendesh për realizimin e marrëveshjeve të cilat do të garantojnë mbrojtje dhe përfitim për shtetasit e vendeve nënshkruese."

"Me kolegun maqedonas diskutuam edhe rreth krijimit të një linku mes të gjitha vendeve të Rajonit për bashkëpunim në fusha të tilla si politikat sociale, punësimit e formimit profesional dhe të zhvillimit të dialogut social. Bashkëpunim rajonal është i rëndësishëm edhe për të përballuar kriza ekonomike, si ajo që kaloi së fundi ekonomia botërore", deklaroi Ksera.

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë deklaroi se e vlerëson shumë të rëndësishëm fillimin e negociatat për marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore.

"Ne e vlerësojmë shumë të rëndësishëm takimin e sotëm pasi u informuam nga ministri Ksera edhe rreth masave të marra nga Qeveria shqiptare me qëllim eliminimin e efekteve të krizës ekonomike botërore, tregues i të cilit është edhe niveli i ulët i papunësisë, i cili, siç u njoftuam është në nivelin 13%", u shpreh Bajrami në deklaratën për median.

b.a/NOA

KOMENTE