Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot në Tiranë, Andy Warhol dhe Pikaso
English

Sot në Tiranë, Andy Warhol dhe Pikaso

Tiranë, 21 prill, Milena Selimi , NOA - Do të hapet sot në mbrëmje në Tiranë, ekspozita e shumëpritur e piktorëve me famë botërore, ku gjithkush do të nderohej me emrat e gjenive të artit pamor si Pablo Picaso, Andy Warhol, etj. Në kuadër të stinës shqiptaro-italiane: "Dy popuj, një det, një miqësi" sot në mbrëmje do të hapet në GKA, ora 18.00 ekspozita me koleksionin privat të mirënjohurit Francesco Martanit, që përbëhet nga plot 71 punë.

Ekspozita do të hapet në datën 21 prill dhe në të do të ekspozohen vepra të piktorëve me famë botërore si Pablo Picaso, Andy Warhol, Francesco Clemente, Francis Bacon, Jean Michel Basquiat, Marc Chagall, Mario Sironi, Piet Mondrian, Rene Magritte, Sandro Chia etj.

Hapja e ekspozitës në mbrëmjen e sotme do të jetë me ftesa, ndërsa për publikun e gjerë do të fillojë të jetë e hapur nga dita e nesërme. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që për herë të parë të shikojnë nga afër titanët e arteve pamore botërore.

Vlerat e pikturave që do të mund të shihen në datën 21 prill shkojnë në miliona euro. Kësisoj, planifikohet që gjatë kohës së ekspozimit ato do të ruhen me masa të rrepta sigurie.

m.s/NOA

KOMENTE