Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urdhri i kryeministrit: Sezoni, të pastrohen zonat turistike!
English

Urdhri i kryeministrit: Sezoni, të pastrohen zonat turistike!

Tiranë, 21 prill, NOA - Duhet të merren masa të menjëhershme për pastrimin e zonave turistike nga papastërtitë, mbetjet si dhe nga automjetet e dala jashtë përdorimit, të mbetura në anë të rrugëve.

Ky ka qenë urdhri i dhënë ndaj institucioneve përkatëse prej kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, në kuadrin e çeljes së afër të sezonit turistik në vendin tonë.

"Gjendja e papastërtisë, - u shpreh kryeministri - në prag të sezonit turistik është e jashtëzakonshme dhe kjo kërkon një ndërhyrje emergjente, me të gjitha mjetet, për të pastruar me shpejtësi të gjithë zonën turistike".

Sipas tij, ministri i Mjedisit ka sjellë një dokument shumë të hollësishëm, ku paraqitet një gjendje tmerrësisht e papranueshme në zonat tona kryesore turistike.

"Një gjendje që nuk i nderon aspak autoritetet vendore të këtyre zonave, të cilët kanë detyrë kryesore mirëmbajtjen e tyre. Por nuk mund të rrimë të bëjmë debate me ta, por së bashku me ta do të angazhohemi të pastrojmë zonat dhe jo vetëm plazhet, por të gjithë Shqipërinë nga çdo hedhurinë automjeti. Nuk ka vend në botë që të jetë i mbytur me automjete të ndryshkura si ky vend", tha Berisha.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se brenda kësaj jave do të ngrihet një Task-Force që do të përcaktojmë të gjitha modalitetet e tërheqjes dhe grumbullimit të tyre në një vend të vetëm, do të përcaktojë sanksionet më të rënda për të gjitha ata që hedhin automjetin e tyre në anë të rrugës apo kudo, ku nuk duhet hedhur.

"Do të bëhet një hetim shumë i rreptë, - tha kryeministri, - dhe do të përcaktohen sanksione ligjore shumë të rënda, sepse në këtë mënyrë ne bëjmë figurën më të shëmtuar".

Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se është e domosdoshme të ndërmerren masa të tilla si ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, në favor të përdorimit të qeseve të letrës, si edhe për shishet plastike, edhe nëpërmjet përcaktimit të stimujve për arritjen e këtij qëllimi.

"Zoti ministër i Mjedisit, duhet të konsiderohet në mënyrë shumë serioze ndalimi i përdorimit të qeseve plastike dhe kalimi tërësisht tek letra. Këtë e kanë bërë disa vende, Franca etj, deri edhe Ruanda", i është drejtuar ai lidhur me këtë çështje ministrit Fatmir Mediu në mbledhje qeverie.

"Task Force të përcaktojë edhe buxhetin që nevojitet, të hartojë vendimin e qeverisë për të, ndërhyrjen urgjente në të gjithë territorin e vendit për makinat e prishura dhe për pastrimin e zonave turistike", urdhëroi mes të tjerash kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE