English

Vendimi i qeverisë, dëmshpërblim për 427 ish të dënuar politikë

Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria miratoi sot dhënin e dëmshpërblimit për 427 ish të dënuar politikë të cilët do të përfitojnë në total 1.4 miliardë lekë. Në relacionin e vendimit të qeverisë sqarohet, se nga ky dëmshpërblim përfitojnë ish të dënuar politik, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore për përfitim financiar, për ditët e qëndrimit në burgjet politik, nga data 30.11.1944 deri në 1.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital.

Vendimi i marrë sot nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi dëmshpërblimi i këtyre personave do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërsa duke u ndalur në përfituesit e vendimit të fundit përcaktohet masa e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me burgim dhe familjarët e viktimave të të dënuarve me dënim kapital.

Mungesa e përfshirjes së kategorive të tjera në këtë vend ka ardhur për arsye se procesi i verifikimit të personave që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me gjemba deri në vitin 1954, ende nuk ka përfunduar.

m.xh/NOA

KOMENTE