English

Xhorxh Uashington, prej 2 shekujsh përndiqet nga biblioteka

SHBA, 22 Prill NOA - Presidenti i parë i SHBA, Xhorxh Uashington nuk ka mundur dot të bëjë kthimin e dy librave të cilat i kishte marrë në bibliotekën publike të Nju Jorkut.

Në lidhje me këtë fakt ai është përndjekur për rreth dy shekuj nga ky institucion. Lajmi është bërë i ditur nga CNN ku thuhej se presidenti i parë i SHBA më 5 tetor të vitit 1789 mori dy libra të cilat kishin si përmbajtje debate parlamentare.

Uashington i cili njihet për veçorinë e tij të vonesës duhet ti kthente ato brenda datës 2 nëntor të vitit 1789 ku librat ende nuk janë pjesë e bibliotekës publike të Nju Jorkut.

r.b/NOA

KOMENTE