Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis sot “Berat Festival 2010”
English

Nis sot “Berat Festival 2010”

Berat, 1 maj, NOA - Shije, ngjyra, pasion, tinguj, shpresë, dashuri . Gjithë sa ndodh në Berat, në kulturën, traditën dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të vjetër do të prezantohet në një festival, i pari i këtij lloji, i cili ka për qëllim të ridëshmojë traditën, të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe të njohë të rinjtë me vlerat arkitektonike, kulturore, gastronomike, që mbart qyteti i Beratit.

Festivali , i cili u hap sot zyrtarisht në sheshin qëndror të Beratit, në orën 10.00 organizohet në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri-Itali “Dy popuj, një det një miqësi”. Edicioni i parë mbështetet nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ambasada italiane në Tiranë, Bashkia e Beratit, nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në ditën e tij të parë Festivali Berat 2010 do të zhvillojë disa aktivitete si: Vrapime të lira në lagjen e mrekullueshme Mangalem, një garë e hapur për të gjithë adhuruesit e këtij sporti. Është menduar nga organizatorët që fituesit e kësaj maratone të marrin çmimet përkatëse në kështjellën e Beratit, në një koncert nga këngëtari Ardian Trebicka.

Qendra Kulturore e qytetit të Beratit premton për një koncert me këngë dhe valle qytetare, që do të prezantohet në kështjellën e Beratit.

Pasditja sjell konkurse të shumta nën logon “Berat Top restorante”, ku janë ftuar të gjithë restorantet që pretendojnë për cilësinë e lartë dhe të shumëllojshme të gatimit në kuzhinat e tyre.

Një komision i ngritur me këtë rast do të selektojë dhe do të përzgjedhë fituesit e këtij konkursi, i cili nuk mbetet I vetmi në këtë festival, por do të ndiqet nga konkurset e peshkimit, konkurset e restaurimit, konkurset e verës, të gurgdhendjes, etj.

Në orët e pasdites së ditës së sotme në ambientet e kantinës Çobo, tashmë e njohur për cilësinë, shijen dhe origjinalitetin e prodhimit të verës, do të përurohet shkolla e parë e Verës.

Ky festival do të zhvillohet në qytetin e Beratit në datat 1-9 maj 2010.

m.s/NOA

KOMENTE