Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Puna e fëmijëve, raporti ndërkombëtar: Në Shqipëri shkelen ligjet
English

Puna e fëmijëve, raporti ndërkombëtar: Në Shqipëri shkelen ligjet

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA/ Blerina Ahmetaj - Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon me një numër të madh të fëmijëve që punojnë nën moshën 16 vjeç. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të Punës, rreth 5 mijë fëmijë detyrohen të punojnë në kundërshtim me kodin e punës dhe ligjin për të drejtat e fëmijëve.

Koordinatorja e projektit të ILO-s në Tiranë, Etleva Vertopi i tha sot agjencisë NOA se shifrat që raportohen për Shqipërinë, tregojnë se ligjet nuk zbatohen dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë.

“Ne kemi ligje shumë të mira por problemi qëndron tek zbatimi i tyre. Fakti që ka shifra të fëmijëve të punësuar, tregon se ligjet nuk zbatohen. Ndaj mendojmë se puna e qeverisë nuk ka mbaruar ende në këtë drejtim”, - theksoi Vertopi.

Për të pasur të dhëna sa më të sakta mbi fenomenin e punës së fëmijëve, organizata ndërkombëtare e Punës ka nisur një studim në rang vendi në bashkëpunim me INSTAT.

Koordinatorja e projektit, Vertopi, thotë se mbledhja e të dhënave ka nisur që në datën 1 maj dhe pritet të përfundojë më 27 maj.

Gjatë kësaj periudhe do të intervistohen 8600 familje, brenda të cilëve anëtarë të moshës mbi 5 vjeç.

Në të gjithë botën renditen rreth 215 milionë fëmijë që punojnë nën moshën e përcaktuar në ligj. Organizata ndërkombëtare e punës thotë se grupmoshat më të prekura janë 14 deri në 16 vjeç, moshë e cila dhe shfrytëzohet më shumë nga punëdhënësit pasi punon me orë të zgjatura dhe paguhet më pak se të rriturit.

Në Shqipëri, zyra e organizatës ndërkombëtare të punës përmes programi kombëtar "Mbi eliminimin e punës së fëmijëve", ka arritur të krijojë një sistem që ka mundësuar tërheqjen nga puna të 700 fëmijëve, nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça dhe Berati, të vlerësuara si qytetet me problematikën më të madhe.

b.a/r.n/NOA blerina.ahmetaj@noa.al

KOMENTE