Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rinas, Fluturime Në Të Gjitha Destinacionet
English

Rinas, Fluturime Në Të Gjitha Destinacionet

TIRANE, 10 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit rikthehet normaliteti, pas riaktivizimit të vullkanit në Islandë. Burime zyrtare të TIA-s thanë sot për ATSH-në se gjatë ditës së djeshme u anulluan fluturimet drejt veriut të Italisë, konkretisht, Milanos, Torinos dhe Pizës. Por sot situata paraqitet pa probleme dhe operatorët ajrorë do të vijojnë fluturimet drejt destinacioneve të programuara. Hiri nga vullkani i Islandës shkaktoi dje sërish probleme në trafikun ajror të Europës. Përveç Spanjës, ku u mbyllën 19 aeroporte, tani situata duket e vështirë në lindje të Francës dhe veriun e Italisë. EuroControl bëri të ditur dje se prania e hirit në hapësirën ajrore italiane nuk përputhet me parametrat e sigurisë. Problemet e para në fluturime u shfaqën në mesin e muajit prill, kur edhe u aktivizua vullkani i Islandës, duke e bërë të pasigurtë fluturimin e avionëve. Pezullimi për të paktën 8 ditë i fluturimeve solli edhe një dëm financiar të konsiderueshëm për kompanitë ajrore. Burime zyrtare thanë se në Shqipëri dëmi është kryesisht tek pezullimi i fluturimeve nga pasagjerët sesa tek mallrat. Ndërsa në shumë aeroporte të Europës dëmet përllogariten në miliarda euro./s.s./
KOMENTE