English

Skënder Gjinushi: Të majtën, e braktisi Nano dhe e shiti Meta

Tiranë, 10 maj, NOA – “Të majtën shqiptare e braktisi në fillim Fatos Nano dhe e shiti më pas Ilir Meta”. Me një një akuzë të tillë të rëndë, lideri i socialdemokratëve Skënder Gjinushi, ka goditur sot publikisht dy përfaqësuesit e njohur të së majtës shqiptare.

Duke mbajtur fjalimin e radhës, si çdo pasdite, para protestuesve të opozitës poshtë godinës së Kryeministrisë, kreu i PSD-së ka akuzuar ish-liderin socialist Fatos Nano se ai e braktisi të majtën, ndërsa Ilir Meta duke pranuar bashkëqeverisjen me Berishën, i shiti interesat e saj.

“Mandatet tuaja nuk mund t’i përfaqësojë dot Lëvizja Socialiste për Integrim”, iu është drejtuar protestuesve socialistë në shesh, kreu i PSD-së.

Në fund, ai ka deklaruar se kutitë do të hapen dhe kryeministri Berisha do të largohet nga pushteti dhe se “vetëm e bashkuar, opozita do ta fitojë betejën për transparencën e zgjedhjeve”.

n.e/NOA

KOMENTE