Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë: Policia Dhe Drejtoria Arsimore, Program Sensibilizues Për Edukimin E Nxënësve Mbi Rreziqet E Droges
English

Tiranë: Policia Dhe Drejtoria Arsimore, Program Sensibilizues Për Edukimin E Nxënësve Mbi Rreziqet E Droges

TIRANË, 10 Maj/ATSH-M.Shkurta/ - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore rajonale nisi sot zbatimin e një Programi sensibilizues për edukimin e nxënësve lidhur me rreziqet që vijnë nga droga dhe substanca të tjera të rrezikshme. Ky program pilot, i cili realizohet për herë të parë është hartuar në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, (SHBA), Programit ICITAP, Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë Arsimore. Temat e përfshira në program, kanë të bëjnë me Luftën Kundër Duhanit, Alkolit, Mariuanës etj, program i cili do të zhvillohet me klasat e 5-ta dhe të 6-ta të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Për zbatimin e programit janë ngritur 10 grupe instruktorësh me përfaqësues nga stafi pedakogjik arsimor dhe punonjës të Policisë së Tiranës. Sot temat u mbajtën në shkollat 9-vjeçare "Vasil Shanto" dhe "Kongresi i Manastirit", për të vijuar nesër në shkollat "Ramazan Jarani", "Bajram Curri" dhe "Skënder Çaçi". Ky program është projektuar afatgjatë dhe do të përfshihet në kurrikulat e planit mësimor të shkollave 9 - vjecare të Tiranës për vitin akademik 2010 - 2011./n.m/
KOMENTE