English

Dalin Në Shitje 12.6 Miliardë Lekë Bono Thesari

TIRANE, 12 Maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë publikoi sot për shitje me ankand 12.6 miliardë lekë bono thesari. Burime nga Departamenti i Operacioneve Monetare pranë kësaj banke bënë të ditur se në ankandin që do të zhvillohet më datën 17 maj 2010, do të shiten bono me afat maturimi 6 dhe 12-mujorë, përkatësisht në shumat 4.540 000 000 lekë dhe 7. 060 000 000 lekë. Bonot e thesarit dhe obligacionet janë instrumente borxhi, nëpërmjet të cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron të ardhurat e nevojshme për të financuar shpenzimet. që nuk i mbulon dot nga të ardhurat. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlerë: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen për periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndërsa obligacionet kanë periudha maturimi më të gjata 2, 3 dhe 5-vjeçare. /e.xh/s.s./
KOMENTE