Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka E Shqipërisë, Pronarja E Re E Hotel Dajti -T
English

Banka E Shqipërisë, Pronarja E Re E Hotel "Dajti"-T

TIRANE 13 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Banka e Shqipërisë ka hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme duke blerë Hotel "Dajti"-n për 30 milionë euro. Qeveria shqiptare vendosi të shesë godinën e ish-hotel "Dajti"-t për 30 milionë euro tek Banka e Shqipërisë. Vendimi i Keshillit të Ministrave përcakton që "përdorimi i pronës të jetë vetëm për qëllime admininistrative dhe për çdo funksion tjetër, në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të saj". Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka të drejtën e parablerjes së godinës se hotelit më të vjetër dhe të njohur të luksit në Shqipëri, në rast se do të shitet sërish më vonë nga Banka e Shqipërisë. Hotel "Dajti" i ndërtuar në vitin 1943 ka arkitekturë italiane të stilit roman. Edhe pse jo një ndërtesë e lartë, "Dajti" ka një shtrirje të gjerë në një truall me sipërfaqe 8 mijë e 760 metra katrorë. Pas blerjes nga Banka e Shqipërisë, godina e ish-hotel "Dajti" parashikohet të shërbejë si zyra per institucionin qëndror financiar të vendit. Ndërkohë aktiviteti i Bankës së Shqipërisë do të zhvendoset përkohësisht nga sheshi "Skëndërbej", sepse godina qëndore e saj do t'i nënshtrohet restaurimit të kryer nga një studio arkitekturore italiane./n.m/
KOMENTE