English

Ps: Shitja E Hotel "Dajtit" Spekulative Dhe E Pajustifikuar

TIRANË, 13 Maj/ATSH/.- Partia Socialiste e konsideroi sot blerjen nga Banka e Shqipërisë të Hotel "Dajtit" një "operacion spekulativ dhe të pajustifikuar, në shpërdorim të parave të BSH-së". Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha se "akti i fundit i qeverisë dhe i Bankës së Shqipërisë, me pasurinë publike në një proces privatizimi apo shitje, dëshmon gjithmonë e më qartë se arka e shtetit vazhdon të jetë gjithnjë e më tepër bosh". Sipas deputetit Braçe, çmimi i blerjes së hotel "Dajtit" me një vlerë prej 30 milionë euro është skandaloz. "Vlera më e madhe e dhënë disa herë në ankande të dështuara për të shitur hotel 'Dajtin', ka qenë diku tek 7.5 milionë dollarë", tha ai. Qeveria shqiptare vendosi dje të shesë godinën e ish-hotel "Dajti" për 30 milionë euro tek Banka e Shqipërisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton që "përdorimi i pronës të jetë vetëm për qëllime administrative dhe për çdo funksion tjetër, në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të saj"./a.s/s.s./
KOMENTE