Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgaria Mbështet Integrimin Në Be Të Ballkanit Perëndimor
English

Bullgaria Mbështet Integrimin Në Be Të Ballkanit Perëndimor

- Deklaron ministri i Jashtëm bullgar në Tiranë, pas takimit me ministrin Meta - TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- Bullgaria, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, është e gatshme të mbështesë Shqipërinë dhe gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në këtë organizëm. Në kuadër të turit që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov, ndodhet sot në Tiranë, ku gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, u shpreh se Bullgaria ka një interes të veçantë për procesin e afrimit dhe integrimit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. "Mendoj se një nga arsyet që nuk është realizuar perspektiva europiane e këtyre vendeve ka të bëjë me krizën ekonomike dhe me Traktatin e Lisbonës, por mbi të gjitha sepse ka ende një sërë çështjesh të hapura për t'i zgjidhur, sa i takon Ballkanit Perëndimor", tha Mladenov. Por, vijoi ai, "duke qënë se Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe BE-së është në interesin tonë më të mirë që këto pengesa që ekzistojnë të mënjanohen sa më shpejt në mënyrë që i gjithë rajoni të integrohet në BE. Ne jemi të gatshmëm për të punuar së bashku në mënjanimin e këtyre vështirësive". Në këtë kuadër, Mladenov tha se ne konstatojmë me kënaqësi që Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Duke iu referuar Samitit të ardhshëm të Sarajevës në muajin qershor, kryediplomati bullgar shprehu bindjen se atje do të diskutohet dhe miratohet perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Ashtu si ne do të afirmojmë gadishmërinë tonë për t'i ndihmuar këto vende, po ashtu jemi të bindur se vetë vendet e Ballkanit Perëndimor do të rikonfirmojnë për të vazhduar me thellimin e procesit të reformave, sidomos sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit të së drejtës", u shpreh ministri i Jashtëm bullgar./a.s/s.s./
KOMENTE