Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prefekti I Tiranës, Letër Ramës: Të Mos Përdoret Administrata Në Protesta
English

Prefekti I Tiranës, Letër Ramës: Të Mos Përdoret Administrata Në Protesta

TIRANË, 14 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Prefekti i qarkut Tiranë, Keltis Kruja i kërkoi përmes një letre kreut të Bashkisë dhe njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos detyrojë administratën bashkiake të jetë pjesë e protestave të PS-së, pasi "ky është një veprim thellësisht antiligjor". "Detyrimi i administratës së institucionit që ju drejtoni të marrë pjesë në protesta, apo dhe në grevën e urisë, është një veprim thellësisht antiligjor. Ju ritërheqim vemendjen mbi veprimet e policisë bashkiake në Tiranë në kundërshtim me ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e polisisë bashkiake" Prefekti Keltis Kruja ka përmendur në letër edhe prezencën e policisë bashkiake në mitingun e PS, në 20 nëntor 2009, si dhe në kongresin e PS-së. "Administrata e organeve të qeverisjes vendore, përfshi edhe policinë bashkiake, nuk mund të përdoret për qëllime të grupeve apo edhe drejtuesve të ndryshëm, të cilët e përdorin atë duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore", thuhet në letër. Gjithashtu, në këtë letër prefekti Kruja ripërsërit edhe një herë kërkesën për zhbllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga grevistët./n.m/
KOMENTE