English

Kosova Nesër Në Debatin E Këshillit Të Sigurimit Të Okb-Së

PRISHTINË, 16 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kosova do jetë nesër temë debati e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e përfaqësuar nga ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i cili ka udhëtuar drejt Nju-Jorkut. Këshilli i Sigurimit do të debatojë mbi raportin tremujor për zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon. Ministria e Jashtme kosovare ka bërë të ditur se në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit, ministri Hyseni do të prezantojë zhvillimet dhe arritjet e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Nju- Jork, ministri Hyseni do të ketë edhe një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB-së, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim lobimi për njohje të reja të pavarësisë së njohur deri tani nga 68 shtete. /s.d//a.ke/
KOMENTE