Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nobelisti Orhan Pamuk sot në Shqipëri, takime me studentë dhe politikanë
English

Nobelisti Orhan Pamuk sot në Shqipëri, takime me studentë dhe politikanë

Tiranë, 17 maj, NOA – Mbërrin sot në Shqipëri për një vizitë dy-ditore shkrimtari turk me famë botërore, Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006.

Axhenda e qëndrimit të tij në Shqipëri parashikon një takim me vetë presidentin Bamir Topi në selinë e Presidencës, si edhe me kryeministrin Sali Berisha në selinë e Kryeministrisë.

Ndërkaq, për agjencinë e Lajmeve NOA bëhet me dijeni se ai do të jetë i pranishëm edhe në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip “Stambolli” që do t’i paraqitet lexuesit shqiptar gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Tiranë.

Posaçërisht për të, do të zhvillohet edhe aktiviteti i titulluar “Mbrëmje me Orhan Pamuk”, e parashikuar në selinë e Kuvendit.

Por Pamuk gjithashtu parashikohet të jetë edhe i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doktor Honoris Causa”, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Një pjesë e rëndësishme e axhendës së tij në Shqipëri do të jetë edhe vizita në qytetin e Beratit.

n.e/NOA

KOMENTE