Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë : Incident Në Veri, Një Letër, Shoqeruar Nga Një E Shtënë E Izoluar Lihet Në Zyrat E Kfor-It
English

Kosovë : Incident Në Veri, Një Letër, Shoqeruar Nga Një E Shtënë E Izoluar Lihet Në Zyrat E Kfor-It

- KFOR-i dënon fuqishem incidentin në Zubin Potok- PRISHTINË, 19 Maj /ATSH-B.Jashari/.- KFOR-i dënon fuqishem një incident të ndodhur në Zubin Potok në veri të Kosovës, ku është lënë në zyrat e tij një letër, e shoqeruar nga një e shtënë e izoluar. "Pasditen e vonshme të 18 majit 2010, një incident ndodhi në Zubin Potok (në Mitrovicën veriore) ku persona të panjohur lanë një letër të shoqeruar nga një e shtënë e izoluar në zyrat që përdoren nga Njësitet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it (LMT). Kjo letër i është drejtuar kontingjentit danez të KFOR-it për shkak të gjoja mbështetjes dhe përkrahjes së dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve, në dëm të pjesës serbe të popullatës lokale", thuhet në deklaratën e KFOR-it. Nderkaq, hetimet janë në vazhdim. "KFOR-i thekson fuqishem statusin e paanshëm dhe neutral, gjithmonë duke përmbushur mandatin e tij të dalë nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. KFOR-i nuk mban anën e çfarëdo argumenti politik apo zënke private. Ne mbështesim dhe bashkëpunojmë me të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare", thuhet në deklarate. Më tej, deklarata vijon se "Rezoluta 1244 e KS të OKB-së e mandaton KFOR-in për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes në mënyrë të paanshme. Ne jemi të vendosur të përmbushim këtë detyrë në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë dhe nuk do të tolerojmë asnjë veprim të dhunshëm apo kërcënues që do të mund ta komprometonte paanshmërinë tonë". "Të gjitha veprimet tona janë dhe do të vazhdojnë të jenë transparente dhe KFOR-i mbetet i hapur për dialog me të gjithë njerëzit në Kosovë", përfundon deklarata. /a.ke/
KOMENTE