Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bajram Curri: Plagoset Rëndë Me Thikë Kreu I Policisë Bashkiake
English

Bajram Curri: Plagoset Rëndë Me Thikë Kreu I Policisë Bashkiake

BAJRAM CURRI, 20 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Drejtuesi i policisë bashkiake të qytetit të Bajram Currit, në rrethin e Tropojës, u plagos rëndë me thikë pas mesnate. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e llotosportit në Bajram Curri, kur pas një grindjeje për motive të dobta, Avni Gjyriçi, 39 vjeç, drejtues i policisë bashkiake, është goditur me thikë në gjoks shumë afër zemrës. I plagosuri është dërguar në spitalin civil të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, autori i krimit është Gëzim Mulgecaj, 25 vjeç, nga Bajram Curri, i cili pas kryerjes së krimit është larguar në drejtim të paditur. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë./ch/
KOMENTE