Lajmet e datës 20 Maj 2010
- Darka Rama-Berisha nën mbikëqyrjen e BE, ja drafti me të cilin po diskutohet Strasburg, 21 Maj 2010 NOA Speciale – Një letër thuajse kërcënuese e mbërritur nga diplomatët evropianë, që paralajmëronte krijimin e një precedenti me Shqipërinë për bllokim të procesit të integrimit, detyroi Ramën dhe Berishën të lënë përplasjet në distancë që bënin çdo ditë në Shqipëri, dhe
- Ekon - Strauss-Khan: Zona Euro Nuk Rrezikon ''Të Shpërthejë'' PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Zona euro nuk rrezikon të ''shpërthejnë'', por shqetësimi është që ajo të rikthehet në gjendjen e saj normale por të keqfunksionojë, deklaroi sot në Paris drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn, për televizionin ''France 2''.
- Titujt E Lajmeve Kryesore Te Transmetuara Diten E Sotme Nga Atsh LAJME NGA VENDI BERISHA: BASHKËPUNIMI ME KE-në, PROCESI MË TRANSPARENT QË KA NJOHUR VENDI FMN: SHQIPËRIA, NDËR VENDET E PAKTA NË BOTË QË NJOHU RRITJE EKONOMIKE GJATË VITIT 2009 BERISHA: KRIJIMI I AKU, NJË HAP I RENDESISHËM DREJT PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN SHOQATA "MIQTË E BULLGARISË" PËRKUJTON
- Pakistani mbyll Facebookun, nota protestuese: Bën blasfemi! Islamabad, 21 maj, NOA – Rrjeti më i madh shoqëror Facebook, nuk ka më akses në Pakistan, pas protestave të shumta të zhvilluara në këtë vend ndaj tij.
- Meta-Moratinos: Kapërcimi I Situatës Politike Në Shqipëri, Përmes Dialogut Mes Maxhorancës Dhe Opozitës - Dy homologët vlerësojnë se kriteri politik është shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit europian - TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe homologu spanjoll, Miguel Angel Moratinos vlerësuan sot, se kriteri politik është shumë i rëndësishëm
- Kuvendi Miraton Ligje Të Rëndësishme Për Reformën Ligjore Dhe Zhvillimin Ekonomik TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy ligje dhe një akt normativ, të cilat janë me rëndësi në drejtim të reformës ligjore dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
- Ekonomi - Spanja Miraton Planin E Masave Shtrënguese Prej 15 Miliardë Euro Për Vitin 2010-2011 MADRID, 20 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria socialiste spanjolle miratoi sot në mbrëmje dekretligjin që përfshin me masat e rrepta ekonomike shtesë për vitin 2010 dhe 2011 prej 15 miliardë eurosh, ndër të cilat një ulje të pagave për funksionarët, njoftoi zëvendëskryeministrja.
- Sarcozy: Asnjë Mosmarrëveshje Francë-Gjermani Mbi Reformën Në Zonën Euro PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy deklaroi sot se ''nuk ka asnjë mosmarrëveshje'' mes tij dhe kancelares gjermane, Angela Merkel lidhur me reformën në zonën euro.
- Ekonomi - Zona Euro - Sarkozy Dhe Merkel Angazhohen Për Bashkëpunim Të Ngushtë BERLIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy u angazhuan sot gjatë një bisede telefonike për bashkëpunim të ngushtë në bisedimet e ardhshme për reformën e zonës euro, bëri të ditur Berlini.
- Kuvendi Miraton Dy Nga Tre Dekretet E Presidentit Për Anëtarë Të Gjykatës Kushtetuese TIRANË, 20 Maj/ATSH/.-Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy nga tre dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
- Moti I Keq - Poloni - Alarm Përmbytjesh Edhe Në Varshavë VARSHAVË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Në Poloni alarmi për përmbytje është vendosur edhe në Varshavë. Vala e madhe e motit të keq vazhdon të jetë konstante në të gjithë vendin.
- Irak - Të Paktën Pesë Të Vdekur Nga Disa Sulme Kamikaze Në Mosul BAGDAD, 20 maj /ATSH-AFP/ - Pesë irakianë, ndër të cilët tre policë, mbetën të vdekur sot në qytetin e Mosulit, rreth 350 kilometra në veri të Bagdadit, deklaruan disa burime policore.
- Çelet Në Tiranë Salloni I Librit Italo-Shqiptar TIRANË, 20 Maj /ATSH- Edmond Prifti/.- Nën sloganin "Letërsia dhe Integrimi", shtëpi botuese nga Italia dhe Shqipëria prezantuan të enjten pasdite në Tiranë, librat e tyre më të rinj të hedhura në treg në kuadër të programit "Shqipëri- Itali, dy popuj, një det, një miqësi".
- Në Wall Street, aty ku Euro po dobësohet ... Nju Jork, 20 maj, - Tregjet financiare të botës janë përfshirë në kaos, ndërsa Greqia e disa vende të tjera të Eurozonës janë tejet të falimentuara dhe politikanët po luftojnë kundër spekulantëve me programe financiare që shkojnë në miliarda.
- Kuvend, seancë dëgjimore me përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, dëgjoi sot raportin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që u paraqit nga Drejtori Ekzekutiv Benet Beci mbi projektet aktuale që po financohen në infrastrukturën rrugore dhe zbatimin e tyre.
- Bode: P/Ligji Për Kundravajtjet Administrative Njeh Gjobat Si "Tituj Ekzekutiv" TIRANE 20 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi të enjten në seancë plenare se p/ligji për "Kundravajtjet administrative" parashikon kthimin në "titull ekzekutiv" gjobat për kundravajtje administrative.
- Kosovë : Pas 10 Vjetësh, Shqiptarët Punojnë Tokat Në Veri Të Mitrovicës PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në veri të Mitrovicës ka rifilluar punimi i arave nga pronarët shqiptarë pas më shumë se dhjetë vitesh. Punimet në tokat bujqësore, prona të banorëve të Suhadollit dhe Vidimriqit i vizituan sot zyrtarë të komunës së Mitrovicës dhe koordinatori i Qeverisë së
- Takimi Në Strasburg/Ambasada E Shba: Nxisim Palët Për Arritjen E Një Kompromisi Sa Më Të Shpejtë TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë mirëpriti sot nismën e Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për takimin e udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë në Strasburg.
- Seanca plenare, ligjet që u miratuan dhe dekretet që u votuan dhe u rrëzuan Tiranë, 20 Maj 2010 NOA/ Përmbledhje - Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy projektligje dhe një akt normativ, të cilat janë me rëndësi në drejtim të reformës ligjore dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
- Shpiku bankomatin, ndahet nga jeta skocezi John Shepherd-Barron Skoci, 20 maj, NOA – I lë lamtumirën kësaj bote “babai” i rrjeteve ATM, të njohura si bankomate, John Shepherd-Barron. Ai vdiq në Skoci, në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa njihet si shpikësi i makinave nga të cilat “burojnë” para.
- Hiqej si investitor, ekstradohet nga Athina mashtruesi i shumë kompanive Tiranë, 20 Maj, NOA Lajm dhe foto Update – Paraqitej si investitor por nga ana tjetër, i mashtronte subjektet private duke mundur t’u përvetësonte shuma të mëdha parash, e për këtë arsye, gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë të arrestit me burg.
- Hungari - Vizita E Parë E Orban Në Postin E Kryeministrit Zhvillohet Në Poloni BUDAPEST, maj 20 /ATSH-MTI/ - Viktor Orban, kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Poloni, pas betimit dhe marrjes zyrtare të detyrës, deklaroi zëdhënësi i partisë qeverisëse, 'Fidesz'.
- Ekonomi - Shba - Nafta Bie Nën 65 Dollarë Për Herë Të Parë Që Prej Korrikut NJU JORK, 20 maj /ATSH-AFP/ - Çmimi i fuçisë së naftës ra nën 65 dollarë sot në Nju Jork për herë të parë që prej korrikut, duke shënuar një rënie prej më tepër se 5 dollarë në karahasim me ditën e djeshme, në një treg ende të trazuar përballë krizës buxhetore të zonës euro.
- Serbi/ Shba: Çështja E Pavarësisë Së Kosovës Është Një Kapitull I Mbyllur - SHBA: Jemi kundër çdo negociate për statusin e Kosovës - BEOGRAD, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara "e konsiderojnë çështjen e pavarësisë së Kosovës një kapitull të mbyllur dhe për këtë arsye janë kundër çdo negociate të re për statusin e saj, siç pretendohet nga qeveria serbe", deklaroi
- Kosove: Osbe E Shqetesuar Per Gjendjen E Objekteve Te Trashegimise Kulturore Ne Prishtine PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer shprehu sot shqetësim për rrënimin e xhamisë së vjetër Hatunije dhe rrezikimin e vazhdueshëm të Prishtinës së vjetër.
- Nis Punimet Seanca Plenare Në Kuvend TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite punimet e seancës plenare të radhës me diskutimin e një numur projektligjesh dhe marrëveshjesh të rëndësishme.
- Ministri i Arsimit informon lidhur me ecurinë e maturës shtetërore Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Ministri i Arsimit, zoti Myqerem Tafaj informoi sot anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me ecurinë e maturës shtetërore.
- Pasmussen: E Ardhmja E Serbisë Është Drejt Integrimit Në Nato Dhe Be SOFJE, 20 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i bëri sot thirrje Serbisë ta shohë të ardhmen e saj për ''ta kuptuar që e ardhmja është integrimi" në NATO dhe BE.
- Amc Hedh Ne Treg Oferta Të Reja Për Abonentët TIRANE 20 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Kompania e telefonisë celulare AMC sjell në treg oferta te reja për abonentët What's Up duke iu ofruar më shumë mundësi komunikimi.
- Topi Dekreton Shkarkimin E Një Prokurori Dhe Emërimin E Dy Gjyqtarëve TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shkarkimin nga detyra të një prokurori dhe emërimin e dy gjyqtarëve në gjykatat e apelit Tiranë dhe Vlorë.
- Shëndetësi - Obeziteti Lidhet Me Një Vëllim Të Vogël Të Trurit UASHINGTON, 20 maj /ATSH-AFP/ - Obeziteti lidhet me një vëllim të vogël të trurit, mësohet nga një studim i publikuar sot që tregon gjithashtu një rritje të rrezikut për mosfunksionim të rregullt të trurit më tej gjatë jetës tek personat në moshë mesatare që kanë shëndet të mirë, por kanë një shtresë
- Policia: Ekstradohet Nga Greqia Nje 26-Vjecar Ne Kerkim Nderkombetar Per Mashtrim TIRANE, 20 Maj/ATSH-M. Shkurta/. - Sot pasdite, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi nga Athina (Greqi) drejt Shqipërisë, shtetasin Indrit Nexhip Aliu 26 vjeç nga Vlora.
- Nis te “Krokodili” në Strasburg, darka e punës Rama-Berisha Strasburg, 20 Maj 2010 NOA Update 22.36 – Po zhvillohet në Strasburg te restorant "Krokodili", darka e punës me protagonistë, kryeministrin Sali Berisha, kreun socialist Edi Rama dhe diplomatët evropianë, mes tyre nga PPE, PSE dhe BE.
- Vlore: Keshilltaret E Pd Kundershtojne Projektvendimin Per Marrjen E Kredise Per Infrastrukturen VLORE, 20 maj/ATSH-H.Koçi/.- Grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Vlorës kundërshtoi sot projektvendimin e paraqitur në mbledhjen e organit vendimmarrës nga administrata e Bashkisë për marrjen e një kredie për projektet në infrastrukturë.
- Erdogan-Thacit: Mbeshtetje Te Plote Per Proceset Zhvillimore Ne Kosove PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me kryeministrin Rexhep Tayyip Erdogan, nga i cili mori mbështetjen e plotë për proceset zhvillimore në Kosovë.
- Parlament, deputetët e PD rrëzojnë dekretin e radhës së Presidentit Tiranë, 20 Maj 2010 NOA – Deputetët e mazhorancës kanë rrëzuar dekretin e radhës që vjen nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Vangjel Kosta nuk do të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese edhe pse para pak ditësh Presidenti Topi dekretoi emërimin e tij, me një dekret që sipas ligjit, hyn në fuqi
- Ecuri Pozitive Në Përgatitjet Për Maturën Shtetërore - Ministri i Arsimit, Tafaj informon deputetët e komisionit të Medias - TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj informoi sot deputetët komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik për ecurinë e maturës shtetërore, duke theksuar se përgatitjet
- Martohet diplomati Franko Fratini, në Itali plasin polemikat Romë, 20 maj, NOA – Martohet Franko Fratini! Lajmi i mirë për kryediplomatin italian, duket se ka marrë dhenë pasi u shpall në Bolonjë zyrtarisht.
- PE: Darka e sotme mes Ramës dhe Berishës, për zgjidhjen e problemeve Strasburg, 20 maj, NOA – “Qëllimi i darkës së sotme mes Ramës dhe Berishës në Strasburg, është që të punojnë së bashku në zgjidhjen e problemeve aktuale politike në Shqipëri”.
- Italia, Shqipëria Dhe Greqia Kundër Trafikimit Të Grave Dhe Fëmijëve TIRANË, 20 Maj /ATSH, Mira Shkurta / - Në luftën kundër trafikimit të qënievfe njerëzore, forcimi i partneritetit të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë përmes shkëmbimit të praktikave më të mira, trajnimit, informacionit dhe ndërgjegjësimit të publikut kundër fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore
- Shfaqet në Tiranë premiera botërore e “Shrek Forever After”, ekskluzivisht për fëmijët jetimë (Video) 20 Maji - Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë në vëmendjen e Vodafone Albania Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Për të falur sa më shumë dashuri dhe dhuruar sa më shumë buzëqeshje në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Kinema Millennium dhe kompania Vodafone Albania në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve
- “Çlirohet” Bulevardi, makinat e qytetarët rifitojnë lirinë Tiranë, 20 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj - Për çdokënd që nuk ka qenë dëshmitar i ngjarjeve gjatë këtyre 19 ditëve, ky titull dhe këto radhë do t’i dukeshin të çuditshme, por për shqiptarët anembanë vendit, të majtë e të djathtë, fjala”zaptim” dhe “çlirim” do të thotë shumë.
- Kuvendi nis punimet, opozita mungon sërish Tiranë, 20 Maj, NOA – Kuvendi ka nisur seancën e tij të radhës, ndërsa grupi parlamentar i deputetëve të Partisë Socialiste, sërish nuk është i pranishëm në sallën e punimeve të tij.
- Shkodër: Vllaznia Largon Portierin, Gjobit Futbollistët E Tjerë SHKODËR, 20 Maj/ATSH-G. Marku/.- Pas shkarkimit të stafit teknik menjëherë pas humbjes së djeshme me Teutën, klubi i futbollit Vllaznia vijoi sot me masa të tjera ndëshkimore ndaj skuadrës.
- Shkodër: Dita Kombëtare E Jetimëve, Apel Për Gjithë Shoqërinë SHKODËR, 20 Maj/ATSH-G. Marku/- Në Dita Kombëtare të jetimëve, Shtëpia e fëmijëve 0-6 vjeç organizoi një aktivitet artistik, me mbështetjen e Kryqit të Kuq të degës në Shkodër.
- Kosove: Hyseni Përshëndet Rezolutën E Oki-T, Falënderon Gjithë Vendet, Në Veçanti, Shqipërinë PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni përshendeti sot miratimin e rezolutës për Kosovën në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe (Taxhikistan).
- Sport-Futboll/ Bekim Bala Fiton Çmimin "Talenti I Sezonit" -Sulmuesi i Vllaznisë la pas Sokol Cikalleshin e Besës dhe Odise Roshin e Flamurtarit. Portieri i Besës, Orges Shehi, fiton çmimin "Fair-play" -. TIRANË, 20 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Në një ceremoni festive, të organizuar në një nga sallat e Teatrit Kombëtar, vetëm një ditë pas përfundimit
- Durres-Kronika- Shkurt, Atsh, 20 Maj 2010 * Plagost adoleshenti, për motive të dobëta Policia arrestoi natën e kaluar tre adoleshentë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën me armë zjarri bashkëmoshatarin e tyre A.
- Britanie Madhe - Cameron Dhe Clegg Shpalosin Një Marrëveshje Koalicioni "Historik" " LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik David Cameron dhe numri dy Nick Clegg shpalosën sot elementet e marrëveshjes së tyre për qeverinë e koalicionit e paraqitur si "historike" dhe që është shqyrtuar me hollësi nga analistët në kërkim të shenjave të mospërputhjes.
- Paris - Vlera E Pikturave Të Vjedhura Rreth 100 Milionë Euro PARIS, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Vlera e pesë pikturave të vjedhura në Muzeun e Artit Modern në Paris llogaritet të jetë ndërmjet 90 dhe 100 milionë euro, dhe jo 500 milionë siç ishte njoftuar më parë nga policia, njoftoi një zëdhënës i komunës së Parisit.
- Ambasada e SHBA: Mirëpresim nismën evropiane për takim Rama-Berisha English Version (Subscribers Only) Tiranë, 20 Maj 2010 NOA – “Mirëpresim nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg”.
- Ekonomi - Itali - Parashikohet 10 Për Qind Ulje E Pagave Të Larta MILANO, 20 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria italiane parashikon zvogëlimin në masën 10 për qind për një deri tre vjetë të pagave të funksionarëve të lartë që fitojnë më tepër se 100 000 euro në vit në kuadrin e një plani masash të rrepta ekonomike për vitin 2010 dhe 2011, njofton sot shtypi i gadishullit.
- Mero Baze refuzon të përballet me Rezart Taçin Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Mero Baze refuzon të përballet me Rezart Taçin, në seancën e sotme gjyqësore. Gjyqtari i çështjes Petrit Çomo vendosi që të thërrasë sërish si dëshmitar Bazen së bashku me kolegët e tij Andi Bushati, drejtues i emisionit të Vizion Plus “Zonë e Ndaluar” dhe Arban
- Ekon - Trichet: Politika Aktuale Monetare E Bqe-Së E Përshtatshme BERLIN, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Politika jonë monetare aktuale "është e përshtatshme...", deklaroi sot në Frankfurt presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean-Claude Trichet.
- Kukës: Nga Vjet, Në Rënie Aksidentet Rrugore KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Në rrethin e Kukësit për periudhën janar - 20 maj është regjistruar vetëm një aksident automobilistik me pasojë, plagosjen e 3 personave, pasi ndonëse treguesit janë në rënie nga viti në vit, problemi ndiqet me rigorozitet nga Policia e qarkullimit rrugor.
- Kukës: Zgjerohet Harta E Pajtimit Nga Gjakmarra KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Përpjekjet për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në qarkun e Kukësit kanë dhënë rezultate pozitive dhe tani puna është përqëndruar në pajtimin e rasteve të shfaqura deri edhe në zonat më të thella.
- Elbasan: "Arti Përtej Shikimit", Koncert I Talenteve Të Verbër ELBASAN, 20 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë organizoi të enjten një koncertin "Arti përtej shikimit", me qëllim, promovimin e talentave të reja në radhët e të verbërve, me mbështetjen financiare të bashkisë së Elbasanit dhe qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërëve
- Fier: Nxënësit E Shkollës Artistike Nisin Pastrimin E Plazhit FIER, 20 maj /ATSH -Rr.Isufaj / - Nënësit e shkollës së mesme artistike "Jakov Xoxa" në Fier organizuan të enjten një ditë aksioni për të pastruar plazhin e Semanit.
- Franca: Mazhoranca E Këshillit Të Sigurimit Dakord Për Sanksione Ndaj Iranit PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Vetëm tre vende nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB shfaqën ngurrim në miratimin e një rezolute të re, që sanksionon programin bërthamore të Iranit, fakt të mundëson përbërjen e një mazhorance në favor, sipas shefit të diplomacisë franceze, Bernard Kouchner.
- Ksera: Fëmijët, Prioritet Madhor I Programit Social Festohet Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë TIRANE, 20 Maj/ ATSH/- Dita Kombëtare e Jetimëve, 20 maji u përkujtua sot në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Social Shtetëror në Shtëpinë e Foshnjes Hana dhe Rozafa në Tiranë
- Hiqej si investitor, ekstradohet nga Athina mashtruesi i shumë kompanive Tiranë, 20 Maj, NOA – Paraqitej si investitor por nga ana tjetër, i mashtronte subjektet private duke mundur t’u përvetësonte shuma të mëdha parash, e për këtë arsye, gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë të arrestit me burg.
- Kukës: Tuneli I Kalimashit, Nesër Nis Lëvizja E Makinave KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Rehabilitimi përfundimtar i transformatorëve në nënstacionin e Rexhepajt shënon përfundimin e punës në tunelin jugor të autoastradës Durrës-Kukës-Morinë, që pritet të çelet për lëvizjen e mjeteve nesër në ora 10 të paradites, ku do të marrë pjesë edhe ministri i transporteve
- Muzeu Për Nënë Terezën Do Të Ridimensionojë Identitetin Tonë TIRANE, 20 Maj/ ATSH/- Me ngritjen e një muzeu për jetën dhe veprën e ikonës unikale të humanizmit dhe të paqes në Botë, Nënë Tereza, do të ridimensionojmë identitetin tonë dhe figurën e shqiptares që ndriçoi njerëzimin, tha sot bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, presidente e Fondacioneve "Fëmijët
- Operacioni “Apaqi”, pranga 5 personave në Ferizaj Ferizaj, 20 maj, NOA – Forcat policore të Ferizajt në Kosovë, me ndihmën e njësiteve të tjera të specializuara, kanë mundur të arrestojnë sot pesë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, shantazh dhe detyrim.
- Sezoni turistik, nesër hapje spektakolare në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë, 20 Maj, NOA – Një hapje e vërtetë spektakolare është parashikuar të realizohet ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit shqiptar, për sezonin turistik të këtij viti.
- METE: Në projektin e Korridorit VIII, të përfshihet edhe Kosova Tiranë, 20 Maj, NOA – Politika e Italisë do të vazhdojë t’i japë rëndësinë e duhur bashkëpunimit mes saj, Shqipërisë dhe Maqedonisë me projekte të prekshme, sikundër është ai për Korridorin VIII.
- Suedia Mbyll Ambasadën Në Pakistan Për Arsye Sigurie STOKHOLM, 20 maj /ATSH-AFP/ - Suedia ka mbyllur ambasadën e saj në Islamabad që prej më tepër se dy javësh për arsye të pasigurisë që ekziston në Pakistan, u shpreh sot për AFP-në zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, Tobias Nilsson.
- Ministrat E Jashtëm Të Organizatës Së Konferencës Islamike Miratojnë Rezolutën E Re "Mbi Situatën Në Kosovë" TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, (OKI) në seancën përmbyllëse të Ministerialit të mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjesë edhe zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, miratuan Rezolutën e re "Mbi
- Britani - Një Deputete Me Ngjyrë Në Garë Për Kerun E Laburistëve LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ - Deputetja laburiste britanike Diane Abbott, e cila është deputetja e parë me ngjyrë e zgjedhur në Dhomën e Komuneve, bëri publike sot kandidaturën e saj për kryesimin e partisë Laburiste, që doli e mundur nga zgjedhjet e përgjithshme legjislative.
- Një ofertë e re plot mundësi komunikimi mbërrin nga AMC (Video) Në botën e What’s Up gjithçka është e mundur: Flisni 2000 minuta, dërgoni 2000 SMS dhe lundroni në internet me 100 MB Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - What’s Up ofron edhe më shumë mundësi komunikimi duke bërë të mundur gjithçka.
- Islami ndër shqiptarët, pse nuk është aksident historik Islami ndër shqiptarët nuk mund të konsiderohet aksident historik, sepse periudha e përhapjes së tij në trojet shqiptare okupon disa shekuj, që do të thotë jo përhapje të menjëhershme (aksidentale), por përhapje graduale e mbështetur në bindje të forta dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve
- Ekon - Gjermania Kërkon T'I Vendosë Evropës Një Disiplinë Buxhetore Të Hekurt BERLIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Gjermania, pasi pranoi të paguajë për vendet e zonës euro në vështirësi kërkon në këmbim vendosjen e një disipline buxhetore të riforcuar në Bashkimin Evropian me propozime të diskutueshme.
- Berisha: Krijimi I Aku, Nje Hap I Rendesishem Drejt Procesit Te Integrimit Evropian -Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit- TIRANE, 20 Maj/ ATSH/- Ngritja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) është një hap shumë i rëndësishëm përpara në proçesin e integrimit evropian, u shpreh sot paradite Kryeministri Berisha në inaugurimin e Autoritetit
- Qeveria e Kosovës shprehet e lumtur për rezolutën e Konferencës Islamike Prishtinë, 20 Maj 2010 NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe të Taxhikistanit.
- Bosnje-Hercegovinë - Policia Arreston 30 Persona Në Kuadër Të Luftës Kundër Trafikut Të Drogës SARAJEVË, 20 maj /ATSH-AFP/ - Rreth 30 persona u arrestuan sot nga policia boshnjake në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në Bosnje-Hercegovinë në lokalitetet kryesore të Republikës Serbe kundër trafikantëve të drogës dhe armëve, theksoi një zëdhënës i prokurorit boshnjak.
- Kakavije: Arrestohet Një Person I Dënuar Me 20 Vjet Burg Për Vrasje KAKAVIJE, 20 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një person në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, u arrestua sot në mesditë nga forcat e policisë së Gjirokastrës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në jug të vendit.
- Një nënë shqiptare mbyt fëmijën e saj me kollaren e të shoqit, tenton flijimin Selanik, 20 Maj 2010 – Ka shokuar Selanikun dhe mbarë Greqinë lajmi se një nënë emigrante shqiptare ka mbytur me kollare fëmijën e saj 7 vjeç. Nëna 43 vjeçare mbyti fëmijën e saj, në katin e tretë të rrugës Mirahu Kufica në Selanik.
- Lista E Opracioneve Kirurgjikale Në Spitale Do Të Afishohet Dukshëm Për Pacientët Dhe Familjarët - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka firmosur urdhrin për interventet kirurgjikale - TIRANË, 20 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Duke filluar nga dita e sotme, lista e operacioneve kirurgjikale të planifikuara më parë do të përgatitet dhe afishohet në mënyre të dukshme për pacientët dhe familjarët
- Madridi: Arrestimi I Shefit Ushtarak Të Eta-S Një Operacion Shumë I Rëndësishëm MADRID, 20 maj /ATSH-AFP/ - Arrestimi sot në mëngjes në jugperëndim të Francës i shefit të dyshuar të njësisë ushtarake të ETA-s, Mikel Karrera Sarobe dhe dy anëtarëve të tjerë të dyshuar është një operacion i rëndësishëm, deklaroi ministri spanjoll i Brendshëm.
- Del me leje 11 ditore nga burgu, 43-vjeçari shqiptar kapet me 2 kg heroinë Larisa, 20 Maj NOA – Ka shpërdoruar besimin që i është dhënë nga autoritetet e burgut dhe ka shfrytëzuar lejen 11 ditore që i ishte dhënë, për t’u marrë me .
- Fmn: Shqipëria, Ndër Vendet E Pakta Në Botë Që Njohu Rritje Ekonomike Gjatë Vitit 2009 - Rritja ekonomike për Shqipërinë këtë vit parashikohet 2.3 % - TIRANE, 20 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikojnë një rritje ekonomike prej 2.
- Paris - Grabiten Pesë Tablo Me Një Vlerë Prej 500 Milionë Euro Në Muzeun E Artit Modern PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Pesë tablo të mjeshtrave duke përfshirë një të Matisse dhe një të Picassos u vodhën natën e djeshme në muzeun e artit modern të qytetit të Parisit duke sjellë një humbje prej 500 milionë eurosh, bënë të ditur burime të afërta të hetimit.
- Sport-Profil/ Loro Boriçi, Figura E Jashtëzakonshme E Futbollit Shqiptar içi, njeriu që vetëkënaqësia nga sukseset nuk i mposhti karakterin e thjeshtë - TIRANË, 20 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - "Loro Boriçit i përkasin shumë epitete, jo vetëm të futbollistit të madh të një superelite të rrallë me karakteristika të fisme të lojës së magjishme, trajnerit me një bagazh të madh
- Mjekësi - Mishi I Përpunuar Rrit Rrezikun E Sëmundjeve Kardiovaskulare Dhe Diabetit NJU JORK, 20 maj /ATSH-MIA/ - Konsumi i shpeshtë i produkteve të përpunuara të mishit rrit gjasat për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që një efekt të tillë nuk e gjejmë te mishi i freskët.
- Sport/ Shoqata 'Miqtë E Bullgarisë" Përkujton Figurën E Loro Boriçit TIRANË, 20 Maj /ATSH-Gjergji Mima/. - Shoqata "Miqtë e Bullgarisë", me rastin e festës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare në 24 maj, organizoi sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar aktivitetin kushtuar mikut të Bullgarisë, ish-futbollistit dhe trajnerit shqiptar Loro Boriçit.
- Kriza politike, Moratinos rrëfen bisedimet me Ramën, Berishën e Metën Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit priti këtë mëngjes Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta.
- Histori/ Elbasan: Ullishta, Kurora E Bukurisë Së Qytetit ELBASAN, 20 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Çdo turist i huaj apo vendas që viziton për herë të parë Elbasanin, nuk mund të largohet pa shijuar kurorën e gjelbër të qytetit, e krijuar nga më shumë se 20 mijë hektarë ullinj të mbjellë vazhdimisht nëpër shekuj.
- Nxënësit E Shkollave 9 Vjeçarë Njihen Me Zonat E Mbrojtura Dhe Masat Për T'I Ruajtur Ato TIRANË, 20 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Rreth 80 punime pikture dhe fotografi artistike me pamje nga zonat e mbrojtura në vend u ekspozuan sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, në kuadër të Ditës së Biodiversitet, 22 maj.
- Spitalet në qytete, ISKSH: Në punë, vetëm 29 % e tyre Tiranë, 20 Maj, NOA - Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor shprehet i pakënaqur për punën e spitaleve në disa qytete të vendit.
- Vlorë: Projekti, Mjedise Të Reja Të Muzeun E Pavarësisë VLORË, 20 maj /ATSH-H.Koçi/ - Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në qytetin e Vlorës, do të rikonceptohet duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e brendshme dhe duke shtuar mjedise të reja për administratën e këtij objekti me vlera historike dhe arkitekturore.
- Dita e Jetimëve, në 2010, të pastrehë e të papunë Tiranë, 20 maj, NOA - Çdo 20 maj, ditën kombëtare të jetimëve, strukturat përgjegjëse për këtë kategori premtojnë për më shumë shërbime e dashuri ndaj fëmijëve që prindërit biologjikë ua kanë mohuar.
- Isksh: Fuqizim Të Spitaleve Rajonale Me Të Gjitha Shërbimet Shëndetësore - Sipas hulumtimit të ISKSH-së, spitalet në vend janë joefiçiente në pjesën më të madhe të tyre, sidomos ato bashkiake- TIRANË, 20 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Spitalet në vend janë joefiçiente në pjesën më të madhe të tyre, sidomos ato bashkiake, të cilët kanë statusin e spitaleve, por në të
- Konferenca Islamike miraton rezolutë për Kosovën Dushanbe, (Taxhikistan) 20 maj, NOA – Për herë të parë vendet e Organizatës së Konferencës Islamike, (OKI) janë shprehur në mënyrë të qartë për mbështetje ndaj pavarësisë së Kosovës.
- “Maratona Rinore 2010”, shfaqje finale në Durrës Tiranë, 20 maj, NOA – “Maratona Rinore 2010”, një eveniment i përvitshëm, do të paraqesë sot në qytetin e Durrësit një shfaqje finale në teatrin Aleksandër Moisiu.
- Kosovë - Sejdiu Kërkon Njohjen E Pavarësisë Në Forumin Ekonomik Islamik Botëror PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në takimet me liderë vendesh pjesëmarrëse në Forumin Ekonomik Islamik Botëror në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, kërkoi njohjen e pavarësisësë Kosovës.
- Tajlandë - Protestuesit I Vënë Flakën Një Banke Të Njohur BANGKOK, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Një zjarr i fuqishëm përfshiu para pak minutash bankën e njohur tajlandeze ''Siam City Bank'' në Bangkok, në zonën e Din Daengut, njoftoi nëpërmjet ''Twitter''-it një gazetar i ANSA-s në vendin e ngjarjes.
- Klosi: Opozita më e vendosur, transparencë deri në fund Tiranë, 20 maj, NOA – Partia Socialiste ka falënderuar sot gjithë qytetarët që i dhanë mbështetjen asaj gjatë ditëve të grevës së urisë dhe protestave.
- Vidhen pikturat e Pikasos dhe Matise nga Muzeu i Parisit Paris, 20 maj, NOA – Disa nga pikturat më të mira në botë janë vjedhur sot nga Muzeu i Parisit. Policia tha se pesë piktura, përfshirë kryevepra të Pikasos dhe Matisit, janë vjedhur nga Muzeu i Artit Modern në Paris.
- Bajram Curri: Plagoset Rëndë Me Thikë Kreu I Policisë Bashkiake BAJRAM CURRI, 20 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Drejtuesi i policisë bashkiake të qytetit të Bajram Currit, në rrethin e Tropojës, u plagos rëndë me thikë pas mesnate.
- Ekon - Kina: Nuk Do T'U Nënshtrohemi Presioneve Për Juanin PEKIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kina hodhi poshtë presionet mbi nivelin e monedhës së saj, juanit, disa ditë nga diskutimet e nivelit të lartë me SHBA-në dhe uroi një stabilitet në përqindjen e këmbimit, në kuadër të krizës evropiane.
- Tpi Konfirmon Në Apel 15 Muaj Burg Për Vojislav Sheshelj Për Dhunim Të Gjykatës HAGË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë konfirmoi dje në apel një dënim me 15 muaj burg ndaj liderit ultranacionalist serb, Vojislav Sheshelj për dhunim të gjykatës.
- Berisha niset drejt Strazburgut Tiranë, 20 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha është nisur sot drejt Strazburgut ku do të takohet me drejtuesit e dy grupeve më të mëdha parlamentare të Parlamentit Europian, Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fule dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
- Kirgizi, protesta pas trazirave etnike Bishkek, 20 maj, NOA - Konflikti mes forcave politike në Kirgizi ka marrë një tjetër drejtim. Mijëra protestues janë mbledhur sot në jug të Kirgizisë, pas trazirave ndëretnike të së mërkurës.
- Berisha: Bashkëpunimi Me Ke-Në, Procesi Më Transparent Që Ka Njohur Vendi - Kryeministri Berisha mbledh Komitetin Ndërministror të Integrimit - TIRANË, 20 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "procesi i bashkëpunimit me Komisionin Europian është procesi më i gjerë dhe transparent që ka njohur vendi".
- Vodhën qendrën e internetit, arrestohen dy Fier, 20 maj, NOA – Policia e Fierit ka arrestuar dje dy persona të dyshuar për vjedhjen e një qendre interneti. Behet fjalë për Fatjon Ajasllari, 22 vjeç, banues në fshatin Portëz të rrethit të Fierit dhe Sokol Mellaraj, 19 vjeç, banues në Fier.
- Reklama kundër Ramës, KKRT: Është e ligjshme, nuk nxit dhunën dhe pornografinë Tiranë, 20 maj, NOA - Një ditë pas akuzave të deputetit, Socialist Fatmir Toçi për publikimin e spotit televiziv, që denonconte grevën e Partisë Socialiste, ka ardhur dhe reagimi i Këshilli Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
- Flash 1/Berisha:Falenderoj Administratën Për Formulimin E Përgjigjeve Të Pyetësorit NONJËSIT E ADMINISTRATËS E INSTITUCIONEVE QË PUNUAN ME PËRKUSHTIM TË MADH NË FORMULIMIN E PËRGJIGJEVE PËR PYETËSORIN, I CILI PËRBËN DOKUMENTIN MË TË RËNDËSISHËM QË VENDI KA PARAQITUR NDONJËHERË NË BASHKIMI EUROPIAN.
- NATO do të reduktojë trupat e KFOR-it në Kosovë Bruksel, 20 maj, NOA - NATO do të përshpejtojë hapat në planin për reduktimin e prezencës ushtarake në Kosovë. Kështu është shprehur një komandant i NATO-s të mërkurën në mbrëmje, duke u bazuar në përmirësimin e situatës në Ballkan.
- Greqi, punonjësit hidhen sërish në një grevë të përgjithshme Athinë, 20 maj, NOA – Punonjësit në Greqi pritet që të hidhen sërish sot në një grevë të përgjithshme, si ajo që realizuan para pak ditësh, në kundërshtim të masave të kursimit të qeverisë Papandreu.
- Axhenda Ndërkombëtare 20 Maj 2010 ------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë pas operacionit të ndërmarrë nga policia kundër kampit të këmishëkuqve ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën nëntë persona.
- Sport/ Krijohet Federata Ballkanike E Sportit Për Të Gjithë TIRANË, 20 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ .- Në datat 14-19 Maj, në Stamboll të Turqisë, u organizua takimi për rikrijimin e Federatës Ballkanike 'Sporti për të Gjithë', me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Mali i Zi dhe Shqipëria.
- Zgjedhjet lokale në Ulqin, kandidojnë shtatë shqiptarë Ulqin, 20 maj, NOA – Të dielën e 23 majit, në 14 komunat e Malit e Zi mbahen zgjedhjet lokale, ku në historinë 20-vjeçare të pluralizmit në këtë vend, asnjëherë nuk ka pasur më shumë shqiptarë në lista që garojnë brenda tyre, në Ulqin e Malësi.
- Po afrohet ultimatumi për Gruevskin Shkup, 20 maj, NOA - VMRO-DPMNE sërish të mërkurën ka provokuar BDI-në dhe bashkësinë ndërkombëtare duke u deklaruar publikisht se nuk ka asnjë lëvizje lidhur me zgjidhjen e tre kërkesave të bëra nga BDI-ja.
- Sport-Futboll/ Kombëtarja Nis Grumbullimin, Sot Bashkohen Me Grupin Edhe Lojtarët E Superligës - Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin për dy miqësoret e ardhshme, të cilat do të shërbejnë për të përzgjedhur kontigjentin në prag të eliminatoreve të Euro 2012 - TIRANË, 20 Maj /ATSH- Gjergji Mima/.
- Axhenda Për Ditën E Enjte, 20 Maj - Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partive Socialiste Europiane në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë sonte në një darkë që shtrohet për të dhe për Kryetarin
- Pasqyra E Shtypit Të Kosovës HTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Përfaqësuesit e vendeve të BE-së diskutuan me Peter Feithn- BE-ja e kënaqur me hetimet e EULEX-it - Në një debat që kanë pasur përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në Komitetin
- Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Të Mira Detare DURRËS, 20 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm është rikthyer në rajonin detar të Durrësit, pas një ndryshimi pozitiv prej 24 orësh gjatë ditës së mërkurë, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit.
- Greqi - Një Grevë E Re Paralizon Vendin ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Një grevë e re 24-orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike dhe reformës së pensioneve nga ana e qeverisë ka paralizuar sot gjithë Greqinë për herë të katërt që nga fillimi i krizës financiare në vendin ballkanik.
- Zhak Rupnik: Serbia, jo në BE pa zgjidhur raportet me Kosovën Paris, 20 maj, NOA - “Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur çështjen e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zhak Rupnik, nga Instituti për Studime Politike në Paris.
- Tiranë - 1 Litër Naftë U Shit Me 143 Lekë, Ndërsa 1 Litër Benzinë 149 Lekë TIRANË, 20 Maj /ATSH/.- Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit sot mesatarisht 143 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 149 lekë.
- Tiranë - 1 Usd U Ble Me 110.20 Lekë, Ndërsa 1 Euro Me 136.20 Lekë TIRANË, 20 Maj /ATSH/.- Në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës sot një dollar u ble mesatarisht me 110.20 lekë dhe u shit me 110.60 lekë, ndërsa një euro u ble me 136.
- Mbërritjet Në "Tirana International Airport" TIRANE, 20 Maj/ATSH/- ATSH çdo ditë do të bëjë të njohur linjat e fluturimeve të dhëna nga "Tirana International Airport", (TIA), të cilët mbërrijnë çdo ditë në Tiranë nga vendet e ndryshme.
- Nisjet Nga "Tirana International Airport" TIRANE, 20 Maj/ATSH/ - ATSH çdo ditë do të bëjë të njohur linjat e fluturimeve të dhëna nga "Tirana International Airport", (TIA), të cilët nisen nga Tirana drejt vendeve të ndryshme.
- Vlorë: Kushte Të Paqëndrueshme Moti Në Gjirin Detar VLORË, 20 Maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës sot do të jenë të paqëndrueshme dhe të përkeqësuara në krahasim me një ditë më parë.
- Juliana Pasha, prova e parë e suksesshme në “Eurovision 2010” Tiranë, 20 maj, NOA /Milena Selimi - Duket se e ka kaluar me sukses provën e parë në “Eurovision” Juliana Pasha, e cila përfaqëson Shqipërinë në “EuroSong 2010” pasi ka mundur të tërheqë vëmendjen e kritikës, që është shprehur në faqen zyrtare të festivalit se “Këngëtarja është transformuar në
- Tajlandë - Të Paktën Nëntë Të Vdekur Në Një Tempull BANGKOK (Tajlandë), 20 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën nëntë persona u vranë dje gjatë përleshjeve në një tempull në kampin e manifestuesve antiqeveritarë në Bangkok, pas operacionit të ndërmarrë nga ushtria, njoftoi sot policia.
- Greqi - Grevistët Pushtojnë Simbolikisht Ministrinë E Punës ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Sindakalistët dhe militantët e sindikatës PAME pushtuan sot simbolikisht Ministrinë greke të Punës duke bllokuar hyrjen e saj për të kërkuar anulimin e uljes së pagave dhe pensioneve.
- Dy premiera në Teatrin e Metropolit Tiranë, 20 maj, NOA /Milena Selimi - Një sfidë dhe një premtim i mbajtur. Teatri I Metropolit, teatri më i ri i kryeqytetit, i krijuar vetëm dy vjet më parë me logon “Far në anë të detit” ka drejtuar dhe tërhequr drejt vetes krijues, regjisorë, aktorë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të shprehin
- Francë - Arrestohet Shefi Ushtarak I Eta-S BORDO (Francë), 20 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i dyshuar ushtarak i ETA-s, Mikel Karrera Sarobe dhe dy anëtarë të tjerë të dyshuar të organizatës separatiste baske u arrestuan sot në Bayonne, në jugperëndim të Francës, bënë të ditur burime të afërta me hetimet.
- Plagosën të riun, policia arreston tre bashkëpunëtorët Durrës, 20 maj, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga tre bashkëpunëtorët e plagosjes që iu bë dje 18-vjeçarit me inicialet A.
- Ikja në Strasburg me charter, Berisha nuk e anulon aspak axhendën e tij Tiranë, 20 maj, NOA – Që prej mbrëmjes së djeshme, sytë dhe mendja e shqiptarëve nga çadrat e grevës së urisë së socialistëve, janë drejtuar tashmë nga Strasburgu, ku do të ulen sot në një darkë përballë njëri-tjetrit dy liderët politikë të vendit, Sali Berisha dhe Edi Rama.
- Reportazh/ Gjirokastra, Qyteti I Ndërtuar Për Turizëm GJIROKASTËR, 20 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Gjirokastra është ndërtuar për turizëm, por suksesi varet nga guximi për të menaxhuar vlerat që mbart qyteti i gurtë, mendojnë njerëzit e biznesit.
- Pasqyra E Shtypit Shqiptar TIRANË, 20 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare BERISHA - RAMA, NEGOCIATAT PËR DARKËN E STRASBURGUT Presioni i ndërkombëtarëve, mbyllet greva e urisë para Kryeministrisë.
- Donte të ikte në Greqi, i dënuari me 20 vjet burg kapet në Kakavijë Kakavijë, 20 maj, NOA – Një person i dënuar me 20 vjet burg, është kapur në flagrancë nga forcat e kufirit në Kakavijë, ndërsa tentonte të kalonte në shtetin grek.
- Operacioni “Rruga e Re”, 47-vjeçari kapet me 25 gramë drogë Elbasan, 20 maj, NOA – Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar fizik iu gjendën 5 qese farmaceutike me lëndë bimore me peshë 24.
- Gruaja bie tek ecte me karrocë, gjen vdekjen Durrës, 20 maj, NOA – Një ngjarje e pazakontë dhe e trishtuar ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku një nënë, e cila po udhëtonte me djalin e saj hipur mbi një karrocë, ka rënë prej saj, duke gjetur menjëherë vdekjen.
- Lirohet bulevardi, mjetet në qarkullim normal Tiranë, 20 maj, NOA – Mëngjesi i sotëm e ka gjetur bulevardin kryesor të vendit, atë “Dëshmorët e Kombit”, të liruar nga çadrat e të ngujuarve socialistë, të cilët qëndruan aty për nëntëmbëdhjetë ditë me radhë, e zgjedhur kjo si një masë ekstreme kundër qeverisë për ta detyruar të bëjë me çdo
- Ende tension në Tajlandë, shkëmbime zjarri ndaj opozitës Bangkok, 20 maj, NOA - gjendja në Tajlandë vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse u duk sikur pas ofensivës së fundit ushtarake, opozita e këmishëkuqve u tërhoq nda sulmet e saj kundër qeverisë.
- Titujt E Lajmeve Kryesore Të Transmetuara Ditën E Djeshme Nga Atsh LAJME NGA VENDI Kryeministri Sali Berisha niset për në Strasburg Rama deklaron mbylljen e greves së urise Durrës, Berisha: Qeveria ka detyrë të krijojë hapësira, forcat politike mbajnë qëndrimet e tyre Durrës, Berisha: Investimet, dëshmi e gjallërisë së ekonomisë shqiptare Kosovë-
- Bursat ndërkombëtare, Euro nis ta marrë veten ndaj dollarit Bruksel, 20 maj, NOA – Monedha evropiane Euro, pas një rënie të konsiderueshme që ka shënuar pak ditë më parë në tregjet financiare kundrejt dollarit amerikan, ka nisur të tregojë shenjat e para të përtëritjes së saj.
- Rama-Berisha, sot në Strasburg për krizën Tiranë, 20 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama, do të udhëtojnë sot drejt Strasburgut, ku i pret së bashku një darkë pune me palën evropiane, gjatë së cilës pritet të diskutohet dhe negociohet për krizën politike në vend.
- Itali, rriten blerjet online Itali, 20 Maj NOA - Vazhdojnë të jenë gjithnjë e në rritje blerjet të cilat realizohen nëpërmjet internetit dhe kjo gjë është vënë re në shtetin e Italisë përgjatë këtij viti.
- Deco, shumë pranë Fluminenses braziliane Angli, 20 Maj NOA - Mesfushori i Çelsit, Deco, është një hap larg transferimit të tij tek ekipi brazilian i Fluminense. Portugezi tashmë 33 vjeçar i ka kërkuar vetë ekipit londinez që të largohet dhe kjo megjithëse ai ka ende një vit kontratë me skuadrën e Çeslit.

