English

Berisha niset drejt Strazburgut

Tiranë, 20 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha është nisur sot drejt Strazburgut ku do të takohet me drejtuesit e dy grupeve më të mëdha parlamentare të Parlamentit Europian, Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fule dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Qëllimi i vizitës është gjetja e një zgjidhje për situatën politike në vend. Disa orë më parë është nisur drejt Straburgut dhe Kryetari i PS-së, Edi Rama. Rama shoqërohej nga deputetët Taulant Balla dhe Vasilika Hysi.

Ndërsa Berisha nga shefi i kabinetit pranë Këshillit të Ministrave, Oert Bylykbashi.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë, thuhet se Berisha do të jetë në Strazburg me ftesë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Europian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian.

Qëllimi i takimit është gjetja e një zgjidhje për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE