Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Darka Rama-Berisha nën mbikëqyrjen e BE, ja drafti me të cilin po diskutohet
English

Darka Rama-Berisha nën mbikëqyrjen e BE, ja drafti me të cilin po diskutohet

Strasburg, 21 Maj 2010 NOA Speciale – Një letër thuajse kërcënuese e mbërritur nga diplomatët evropianë, që paralajmëronte krijimin e një precedenti me Shqipërinë për bllokim të procesit të integrimit, detyroi Ramën dhe Berishën të lënë përplasjet në distancë që bënin çdo ditë në Shqipëri, dhe të takohen nën mbikëqyrjen e “Vëllait të madh” në Strasburg.

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili drejton dhe bashkinë e metropolit shqiptar, shkuan njëri pas tjetrit në qytetin e famshëm për të folur në një tavolinë, në lokalin po ashtu të famshëm, “Krokodili”.

E sikundër dhe herë të tjera, edhe këtë radhë, diplomacia evropiane ka luajtur rolin e “Vëllait të madh” dhe pasi i la dy palët të merren me replika pa fund në distancë, i lëshoi një letër paralajmëruese, duke i detyruar të lënë “llogoret”.

Ca më tepër u detyrua z.Rama i cili vazhdoi për afro 20 ditë një grevë urie dhe maratonë protestash që u bënë të lodhshme për këdo dhe duke i mbyllur ato, iu drejtua tryezës së bisedimeve.

Por Rama ka shkuar në Strasburg me një qëllim të qartë, të fitojë. Dhe fitore ai quan ose hapjen e kutive që beson shumë se do të nxirrte në shesh “të palarat” e zgjedhjeve dhe në këtë mënyrë do të detyronte qeverinë të shpallte zgjedhje të parakohshme pasi rezultatin e kishte pranuar më herët për “28 qershorin”, ose thjeshtë të kërkojë që në vjeshtën e këtij viti, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke i dhënë fund çdo pretendimi tjetër.

Kurse Berisha, ca më komod në këtë tavolinë që zyrtarisht konsiderohet si darkë në “Krokodil”, shkoi në Strasburg, me një alternativë të vetme, të mbështetur fort nga evropianët: Të bëhet transparencë për zgjedhjet, brenda kornizave ligjore dhe vendimeve të gjykatave. Çka e përkthyer shkoqur do të thotë se kutitë nuk mund të hapen.

Në darkën që nisi mbrëmjen e së Enjtes rreth orës 9.40, si Berisha dhe Rama janë ulur në një tryezë të përbashkët, nën shoqërinë e disa emrave të diplomacisë evropiane, të njohur për rolin aktiv në marrëdhëniet politike me Shqipërinë.

Burimet pranë delegacioneve që shoqërojnë Ramën dhe Berishën në Strasburg, i thanë agjencisë NOA, se në këto bisedime që pritet të vazhdojnë dhe gjatë të Premtes me një mëngjes pune, po diskutohet mbi një platformë goxha të volitshme për mazhorancën, ose e thënë ndryshe, ajo çka qeveria kishte ofruar në mënyrë të përsëritur këto 10 muajt e fundit.

Platforma përmban paktin që Komisioni Hetimor Parlamentar, i ngritur para pak javësh në Kuvend, të ketë shumicë të kontrolluar nga opozita, çka është ofruar nga Berisha, e po ashtu, kreun e komisionit ta ketë Partia Socialiste, që sërish është ofruar nga shefi i qeverisë.

Platforma përmban projektin që ky komision, të marrë nën hetim një numër materialesh zgjedhore, si lista zgjedhësish ku janë vendosur emrat dhe nënshkrimet e votuesve, proces-verbalet e qendrave të votimit, etj.

Në rast se do të vërehen parregullsi të atilla që ndikojnë seriozisht në rezultatin e shpallur të zgjedhjeve të 28 qershorit, ky komision, do të ketë të drejtën të dalë me një kërkesë për Komisionin e Venecias, për të shqyrtuar nëse do të ishte ose jo i drejtë, opsioni i hapjes edhe të kutive të fletëve të votimit të hedhura nga zgjedhësit.

Dhe siç dihet, Komisioni i Venecias, ka procedura burokratike aspak të shpejta në kësi rastesh. Më së pakti tre muaj duhen për të shqyrtuar nëse kërkesa për dhënie opinioni do të pranohet për t’u hedhur në shqyrtim dhe disa muaj të tjerë lipsen për të dhënë mendimin ose opinionin për kërkesën e bërë.

Darka te restorant "Krokodili" në Strasburg, erdhi me ftesë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian.

Ndaj sot Kryeministri Berisha udhëtoi për në Strasburg, për të marrë pjesë në darkën që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama.

Para nisjes se Berishës per ne Strasburg, zyrtarisht, kabineti qeveritar tha se gjatë kësaj darke do të diskutohej gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.

e.r/r.n/NOA

KOMENTE