Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del me leje 11 ditore nga burgu, 43-vjeçari shqiptar kapet me 2 kg heroinë
English

Del me leje 11 ditore nga burgu, 43-vjeçari shqiptar kapet me 2 kg heroinë

Larisa, 20 Maj NOA – Ka shpërdoruar besimin që i është dhënë nga autoritetet e burgut dhe ka shfrytëzuar lejen 11 ditore që i ishte dhënë, për t’u marrë me ...trafik droge.

Ngjarja e rrallë ka për protagonist një 43-vjeçar shqiptar, emigrant prej disa kohësh në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

I dyshuari u arrestua sot, nga policia greke e Larisas në lokalitetin Kuluriu, pasi u gjet me 1.961 kg lëndë narkotike të llojit heroinë në formë të ngurtë.

Gjatë arrestimit, 43-vjeçarit iu bllokuan edhe dy aparatë celularë, si dhe gjashtë qese të përgatitura për të ndarë heroinën.

Më shumë lajme Ekskluzive

“Emigranti shqiptar 43-vjeçar, kishte marrë leje 11 ditore nga burgu i Korfuzit ku ai vuante një dënim. Leja atij iu dha për sjellje të mirë dhe me motivacion për t’u takuar me të afërmit që jetojnë në Larisa”, - deklaroi një zyrtar policor, citon korrespondenti i agjencisë NOA.

Por gjatë vrojtimit që të burgosurit iu bë nga agjentët në Larisa, u forcuan dyshime se ai po merrej me veprimtari të jashtëligjshme, ndaj edhe spe ishte brenda afatit 11 ditor të lejes, një kontroll iu ushtrua ndërsa po lëvizte nga shtëpia në drejtim të panjohur. Pas kontrollit u sekuestruar sasia prej afro 2 kilogramë heroinë.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE