Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Jetimëve, në 2010, të pastrehë e të papunë
English

Dita e Jetimëve, në 2010, të pastrehë e të papunë

Tiranë, 20 maj, NOA - Çdo 20 maj, ditën kombëtare të jetimëve, strukturat përgjegjëse për këtë kategori premtojnë për më shumë shërbime e dashuri ndaj fëmijëve që prindërit biologjikë ua kanë mohuar.

Por çdo vit, kjo shtresë përsërit problemet e saj, kryesisht punësimin dhe strehimin, të cilat ua bëjnë jetën më të varfër. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço ka pranuar se shteti kujdeset për jetimët vetëm në moshën 0 deri 15 vjeç, ndërsa pas kësaj moshe ata duhet t’ja dalin vetë.

“Ne kemi institucionet tona të përkujdesjes të cilat u ofrojnë shërbime fëmijëve vetëm në moshën 0-15 vjeç. Pas kësaj, ne kemi shërbimin kombëtar të punësimit i cili është përgjegjës për punësimin e kësaj kategorie. Por duhet pranuar se për strehimin e tyre nuk është bërë asgjë dhe faj për këtë ka pushteti vendor. Ai duhet të ketë politika të punësimit të cilat duhet të kenë si prioritet kategorinë e jetimëve”, tha kreu i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço.

Ministri i Punës Spiro Ksera ka vizituar fshatin Sos ku janë përqendruar një numër i madh fëmijësh të braktisur nga familjet biologjike.

Ksera ka theksuar se për ti ardhur në ndihmë jetimëve, me projektligjin e ri për shërbimet shoqërore që ende nuk është miratuar në kuvend do të përfitojnë ndihmë ekonomike dhe jetimët pas moshës 15 vjeç.

Kjo ndihmë ekonomike është shumë e vogël rreth 75 mijë lekë të vjetra, e cila nuk u mjafton atyre të plotësojnë nevojat jetike.

m.xh/NOA

KOMENTE