Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Trichet: Politika Aktuale Monetare E Bqe-Së E Përshtatshme
English

Ekon - Trichet: Politika Aktuale Monetare E Bqe-Së E Përshtatshme

BERLIN, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Politika jonë monetare aktuale "është e përshtatshme...", deklaroi sot në Frankfurt presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean-Claude Trichet. "BQE-ja është përqendruar në mënyrë të palëkundur në stabilitetin e çmimeve. Ne jemi të pavarur dhe të gjitha vendimet i marrim në mënyrë të pavarur nga qeveritë e vendeve, partnerët socialë dhe grupet e presionit të çfarëdo natyre", deklaroi Trichet. Trichet theksoi se "një sfidë kyçe për ligjvënësit do të jetë konkretizimi i rregullave për përforcimin e stabilitetit të sistemit financiar, përfshi identifikimin dhe njohjen e rreziqeve dhe të dobësive". "Por këto rregulla duhen vendosur në mënyrë që të mos e pengojnë inovacionin financiar dhe të mos e reduktojnë efiçencën e sistemit", theksoi numri një i BQE-së. /e.v/
KOMENTE