Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Arti Përtej Shikimit , Koncert I Talenteve Të Verbër
English

Elbasan: "Arti Përtej Shikimit", Koncert I Talenteve Të Verbër

ELBASAN, 20 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë organizoi të enjten një koncertin "Arti përtej shikimit", me qëllim, promovimin e talentave të reja në radhët e të verbërve, me mbështetjen financiare të bashkisë së Elbasanit dhe qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërëve. Personat me aftësi të kufizuara në shikim interpretuan këngë të ndryshme të njohura, por dhe krijuan duete të mrekullueshme me këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare të pranishëm në koncert, si Redon Makashi, Silva Gunbardhi, Eneida Tarifa, Myfarete Laze, Sherif Merdani, Klajdi Musabelliu etj. Mes figurave të njohura ishte edhe aktorja Roza Anagnosti. "Ky bashkëpunim hap rrugë të reja në shërbim të intergrimit dhe gjithpërfshirjes në shoqëri," tha presidenti i Shoqatës së të Verbërve në Shqipërisë, Sinan Tafai. Artistët dhe këngëtarët e verbër pjesëmarës në këtë koncert janë diplomuar në akademinë e Arteve të Bukura dhe disa prej tyre mjaft të njohur për publikun shqiptar./ch/
KOMENTE